Ne pjesen “Veprat Pluraliste “ perfshihen ato vepra te Andos te cilat arrijne te komunikojne me shoqerine dhe qytetin ndryshe nga “Veprat Moniste” apo “Veprat Dualiste” te cilat jane shprehje e nje qendrimi kritike ndaj shoqerise dhe te nje emocioni personal te dhimbjes dhe keqardhjes.
Veprat Pluraliste
Shembuj te arkitektures pluraliste te Andos gjenden ne Muzeun e Arteve Kontemporane “ Naoshima ; Muzeun e femijeve “ Hyogo “ dhe Nakanoshima Project II (Space Strata). Ne keto projekte , zakonisht te vendosura ne sheshe te medha , arkitektura organizohet ne nje konfigurim gjitheperfshires qe diku ngrihet per te befasuar mjedisin perreth ndersa tjeterkund zhytet ne nje bimesi te harlisur .
Permes dendesise se ulet ne shperndarje , arkitektura nderton momente tensioni te ndezur dhe brendashkruan orbita te shperhapjes dhe te grumbullimit, qe jane orkestruar per te terhequr vetedijen tone drejt pamjes se qete.Ando ka krijuar pune te tilla , te karakterizuara ne plan nga pole te shumte te cilat ai i shperndane dhe i lidhe me ane korridoresh te gjate , qe ne 1985 .Le te studiojme karakterin dhe kuptimin e tyre.
Tema e pluralizmit* eshte ikje nga dualizmi* – clirimi i arkitektures nga tirania e vazhdueshme e levizjes se dualizmit , nga iluzioni eliptik dhe nga forcat e terheqjes se njehereshme ne te dy polet . Ne arkitekturen moniste* ,hapesira sundohet nga forca qendersynuese drejt nje pike qendrore. Arkitektura dualiste e shnderron kete monopol ne kushte te humbjes se qendres duke e ndare ate ne dy pole.Forcat terheqese dhe centrifugale balancohen si pasoje, dhe na kufizon ne ne levizjen e vazhdueshme te nje orbite te mbyllur . Keshtu arkitektura pluraliste, krijon hapesira qe nuk sundohen nga forca terheqese si ne arkitekturen moniste apo ate dualiste, por nga forca centrifugale.Pra eshte arkitekture e shperhapjes ,shpetimit ,arratisjes dhe clirimit nga rregulli apo rregullat qe kontrollojne arkitekturen moniste apo dualiste .
Arkitektura pluraliste eshte e ndricuar , e lehte dhe e shpejte . Shquhet per perdorimin e shpeshte te linjave te kurbeta dhe kendeve te ndryshme te nderfutjes.Diplomatike, e shtresezuar,komike dhe optimiste – kjo arkitekture sugjeron qe cilesit e zymta ,tragjike qe caktojne arkitekturen moniste , jane flakur tej per nje gezim te ri te clirimit nga vetvetja . Arkitektura pluraliste e cliron veten nga forcat instiktive kufizuese ne modelin e rregullit te hapesires dhe siguron lirine .si pasoje,elementet arkitektonike qe ishin shtypur nga monizmi dhe dualizmi ,rehabilitohet,dhe arkitektura leviz nga hapesira ne forme ,nga interieri tek eksterieri dhe nga qelia e burgut ne hapesiren festive. Ne metode ,shoqerimi i lire i pjeseve zevendeson rregulin e pergjithshem te formes me nje model interieri te rregullit te hapesires. Ne shquajme ne kete nisje te Andos nga nje ndarje metodologjike te se teres ne nje grumbullim pjesesh . Ne qofte se do te vinim ne analogji arkitekturen moniste,dualiste dhe pluraliste me alegorite te bazuara ne kurba kuadratike ,atehere ndersa monizmi i korrespondon nje rrethi apo nje levzje te drejte dhe dualizmi nje elipsi , pluralizmi korrespondon me nje hiperbol,ose me mire me nje parabol. Kto kurba kuadratike japin demonstrim te qarte te ndryshimeve midis ketyre arkitekturave. Me fjale te tjera cdo linje e kurbet mund te shprehet si prerja e nje koni nga nje plan. Te gjitha jane, ne kete kuptim, simotra. Sa per karakterin e hapesires se tyre ,nje rreth perfaqeson karakterin qendersynues te monizmit dhe nje elips, veprimin rrotullues te dualizmit.Rrethi dhe elipsi,te dy shprehin veprimin e nje force te permbysur apo te mbyllur . Nje hiperbol ,nga ana tjeter, shpreh levizjen e jashtme te nje force centrifugale;dhe kjo force qe vjen me tej nga pertej pafundesise,shpreh mire karakterin e hapesires pluraliste.Pertej dallimeve te dukshme-kurba te mbyllura dhe te hapura ,interieri dhe eksterieri,rrethi,elispsi dhe hiperbolat jane megjithate te ngjashme ne karakter.Eshte per tu thene,qe te tilla prerje konike ndajne bashke karakterin e thjeshte gjeometrik.Nje rreth ( Rrethi i Apollonit* ) eshte orbita e nje pike kaq te levizeshme saqe rrezja e distances se saje nga dy pika fikse eshte konstante,ndersa tek elipsi pika leviz ne menyre te tille qe shuma e distancave te saj nga dy pika fikse te jete konstante.Nje hiperbol,atehere ,percaktohet percaktohet si orbita e nje pike qe leviz ne menyre te tille ku diferenca e distancave nga dy pika fikse eshte nej konstante.dy pikate fikse ndoshen keshtu tek cdo prerje konike.
Keto dy pika fikse mund te krahason me dy elementet thelbesore te arkitektures;forma dhe hapesira, per te treguar me tej karakterin e arkitektures moniste,dualiste dhe pluraliste.Ne arkitekturen moniste hapesira luan rolin kryesor, dhe forma kufizohet ne funksion duke sherbyer si nje ene e thjeshte per te kufizuar hapesiren e zgjeruar.Duke mbledhur formen dendesisht ne hapesiren jashtezakonisht te zgjeruar,mardhenia bipolare forme/hapesire,reduktohet ne monizem ne hapesire.Ne arkitekturen dualiste ,shuma e formes dhe hapesires eshte konstante,dhe nepermjet puneve specifike mund te ndryshoje ne kete drejtim,forma dhe hapesira jane te bashkuara ne nje konflikt te vazhdueshem dhe arrijne ,si pasoje, nje gjendje balance. Arkitektura pluraliste ,ne kontrast,dallohet nga forma e aksesit;forma e fiton lirine e saj nepermjet funksionit dhe hapesires.Nuk ka me nevoje te mbushet forma me kuptim apo funksion ,forma e siguron lirine e saj nga sherbimi si nje ene ; nga kuptimi = hapesira, ne gjurme e zbrazet = forme , dhe krijon nje bote te paster forme.Clirimi nga forma nenkupton,pavaresi nga levizja dhe gjurme te zbavitjes me vete,ndaj dhe perfaqeson nje zhvendosje te temes se arkitektures nga mardhenia e formes dhe hapesires ne mardhenien e formes me formen.Hapesira keshtu behet nje produkt dytesor e konfliktit formal dhe pranohet vetem per te mbyllur boshlleqet ndermjet formave.
Ne arkitekturen moniste ,bindja se arkitektura eshte e verteta – qendron fshehur ne hapesiren, duke kondensuar kuptimin e hapesires rreth nje qendre.Ne arkitekturen dualiste ,ideali i gjetjes se te vertetes ne perputhjen e formes dhe hapesires imagjinohet si vlera limite e konfliktit te vazhdueshem ndermjet hapesires dhe formes. Ne arkitekturen pluraliste, atehere ,konflikti ose loja e formes mohon vendosjen e nje qendre te kuptimit ne nje hapesire ,si pasoje qenderzimi i hapesires zgjatet i papercaktuar.Arkitektura pluraliste eshte arkitektura qe perdor kuptimin e formes dhe perdorimin e karakterit joortogonal per te shprehur shpejtesine.Ajo eshte e frymezuar nga nje deshire e ndergjegjshme per te zbuluar hapesiren e jashtme.Arkitektura pluraliste cliron formen nga kuptimi,nderthur lirisht linja te drejta e te kurbeta,dhe pershkron linja levizjeje duke sjelle nje eksperience hapesinore ku nderfutja e formave ve theksin mbi nje bote formash.
Tani Ando eksperimenton vazhdimisht ne nxjerrjene levisjes variante nga vendndodhja si e tere ,dhe perdor nje arsenal elementesh per ta bere kete;hapesire,forme ,harmoni organike, eksperience, vendorkestrim,hapesire festive,konflikt i formave dhe grumbullim i pjeseve.qellimi i tij eshte te cliroje arkitekturen nga te qenurit nje vegel ne kerkim te universales ,dhe mund te themi se ai sjelle nje dallim te mprehte midis idealit gjuhesor dhe idealit arkitektural. Ideali gjuhesor nenkupton kerkimin e se vertetes nepermjet arsyes ,e thene ndryshe ne arkitekture mund te kuptojme kerkimin e se vertetes se botes ne unitetin e formes dhe hapesires.Nje perkthim i tille,sidoqofte beht i pamundur nga vete natyra e arkitektures ,e cila percakton logot (fjalet).Ne arkitekturen e pluralizmit ne mund te ndjekim vendin gjeometrike te perpjekjeve te Andos per te shperhapur dhe cliruar arkitekturen .
*Moniz/em,~mi m.filoz.Doktrine filozofike,sipas se ciles bota dhe te gjitha dukurite kane vetem nje fillese a baze,materien ose idene;kund. Dualizem. ( M.Furuyama konsideron si arkitekture moniste vepra te Andos te krijuara si hapesira te pastra te mbeshtjella ne forma betoni drejtekendore – hapesire e paster dhe forma te thjeshta ,duke projektuar ne vetedijen tone kete vektore te orientuar ne nje qender te imagjinuar te forces qendersynuese.)
*Dualiz/em,~mi m.filoz.Doktrine filozofike,e cila pohon se gjoja bota e te gjitha dukurite e kane burimin e tyre te dy baza te pavarura,qe mohojne njera-tjetren ( te materia e ideja,te qenia e ndergjegjja) dhe perpiqet te pajtoje keshtu materializmin me idealizmin ;kuptimi i botes sipas kesaj filozofie ; ( Arkitektura dualiste e Andos bazohet tek elipsi ,ajo ndan qendren qe mbizoteron tek arkitektura moniste dhe perpiqet te ndertoje humbjen e qendres nepermjet polaritetit.)
*Pluraliz/em,~mi m.filoz.Doktrine filozofike idealiste ,sipas se ciles qeniet,sendet,dukurite e botes kane disa fillime dhe jane te pavarura e pa lidhje te brendshme ndermjet tyre. (Arkitektura pluraliste krijon hapesira qe nuk sundohen nga forca terheqese sic ndodh ne ate moniste apo dualiste , por nga forca centrifugale duke krijuar keshtu arkitekturen e shperhapjes , clirimit nga rregulli .)
*Rrethi i Apollonit – Eshte nje nga tipet e ndryshme te rratheve te lidhur me Apollonin e Perges, nje gjeometer i famshem grek. Shumica nga keta rrathe gjenden ne gjeometrin plane te Euklidit,por analoge jane percaktuar ne te tjera siperfaqje ;si pershembull,homologet ne siperfaqjen e nje sfere mund te percaktohen nepermjet projeksioneve steriografike.Apolloni tregoi se nje rreth mund te percaktohet si nje grup pikash ne nje plan qe kane nje rreze specifike te distancave nga dy pika fikse te njohura si vatra.
No comments:
Post a Comment