Ketu Masao analizon mendimin e puneve te Andos qe nga fillimi i krijimtarise se tij , dhe zhvillimin qe ky mendim merr me pas ne punet ne vazhdim .
UDHETIMI I BRENDSHEM ( – 1985)
Arkitektura
e Andos eshte arkitektura e mohimit.Mohimi ka qene zbulimi i Andos – ishte
mohimit te cilin ai e zgjodhi si metoden e tij te arritjes se intensitetit
hapesinore ,duke realizuar arkitekturen e tij unike. Nuk eshte per te thene qe
atij i pelqen mohimi; me sakte, ai urren kompromisin. Kompromisi fut
johomogjenitetin ne arkitekture ,dhe prish thjeshtesin e hapesires. Sido qe te
jete ,relatat njerezore midis japonezeve jane me se shumti emocionale sesa
logjike , ndaj per te shpallur mohimin ne shoqerine japoneze,kerkohet guxim i
madh. Megjithate Ando zbuloi se duke thene thjeshte” jo”, ai mund t’i jepte vetes guxim ,dhe arkitektures se tij
,intensitet .Ai zbuloi gjithashtu se akti i mohimit perfshine nje kompleksitet
logjike dhe emocioni ,si zemerimi dhe dhembja. Mohim do te thote te pohosh ne
shoqeri pavaresine tende dhe te kthesh vetveten , te fundosur ne monotonin e
rendomte . Nje pozicion mohimi ,me fjale te tjera ,kerkon vullnet per te jetuar
si individ.
Te
projektosh arkitekture,vazhdimisht kerkon te besh zgjedhje.Dhe te zgjedhesh nje
nje gje do te thote detyrimisht te mohosh te tjerat . Keshtu qe akti i
projektimit eshte njekohesishte nje radhe zgjedhjesh dhe mohimesh,dhe nje veper
arkitekture eshte nje monument lavdie i te gjitha zgjedhjeve . Ne te njejten
kohe ,pas nje vepre arkitekture fshihet keqardhja e atyre qe nuk e zgjodhen
,dhimbja e asaj qe u mohua . Mohimi kerkon me teper energji psikologjikisht,
sesa kerkon pohimi.
Nganjehere
Ando ka mohuar pa keqardhje madje edhe gjerat fatlume dhe te bukura ,qe
pergjithesisht mendohen te kene vlera positive. Atehere cfare cilesie ka
arkitektura e ndertuar nga kjo metode mohimi- cfare arrin Ando permes mohimit?
Gjeja e
pare qe Ando mohoi ishte korrupsioni i shoqerise moderne dhe vlerat moderne .
Komforti, per shembull .Ando mohon komfortin dhe duke e bere kete perpiqet te
kthje mardhenien fizike dinamike te individit me boten dhe te rrise fuqite tona
te perceptimit. Tek e fundit , komforti eshte te fajesosh pafuqishmerine fizike
dhe ate te perceptimit te njeriut. Ne menyre te ngjashme ,Ando mohon standartet
shoqerore moderne si efikasiteti dhe komoditeti.Ai i mohon keto sepse jane
standarte te pergjithshme shoqerore dhe ekonomike me shume sesa vlera
thelbesore per arkitekturen. Ne te vertete, standartet si efikasiteti dhe
komoditeti jane fajtoret qe e kane zhveshur arkitekturen nga emocioni fisnik
dhe artistik . Ando debon efikasitetin dhe komoditetin nga arkitektura e tij,
duke rivendosur ne vend te tyre natyren dhe qenien fizike te njeriut ,trupin ,rezutati
eshte hapesira arkitektonike te cilen trupi e percepton drejtperdrejt.
Ne kete
menyre Ando ka mohuar pafytyresin e njeriut te zakonshem dhe karakterin e
arkitektures se volitshme ,pa permendur partneritetin e pandergjegjshem mes
tyre.Keshtu ,qellimet e tij kane qene nje lidhje e natyrshme ndermjet njerezve
real dhe hapesires se paster arkitektonike . Shkurt ,ai eshte shqetesuar me
shume per aspektin cilesor te hapesires se arkitektures sesa per aspektin sasiore
. Sasiore
do te thote tja vesh veshin zerit te jashtem te tjetrit, Cilesore
do te thote tja vesh veshin zerit te brendshem . Si e tille , ne
mund te themi se arkitektura e Andos rrjedh nga themelimi i “se brendshmes “
nepermjet mohimit te “se jashtmes “ .Ando ka perqendruar vemendjen e tij ne
hapesiren arkitektonike , me fjale te tjera , me shume sesa tek forma.
Pikerisht kjo, gjenerimi i hapesires nepermjet mohimit te formes ,ka qene
zbulimi i madh i Andos sepse forma mbahet pergjithesisht si elementi thelbesore
i arkitektures. Ketu , Ando shpalos nje linje Kopernikane te te menduarit . Ka
dicka me jetike ne arkitekture sesa forma – Hapesira.
Ne kete
kuptim nje asketizem drejton krijimtarin e arkitektures se Andos .Arkitektura e
tij gjurmon shpirteroren ,natyren e brendshme te hapesires ndersa mohon lojen e
figures dhe salltanetet.Me fjale te tjera ,ajo nuk kerkon kenaqesine vizuale .
E tija eshte nje arkitekture qe ve thellesine e brendshme mbi bukurine e jashtme .
Mohimi i
formes nga Ando kerkon se fundmi shnderrimin e arkitektures se tij ne forma te
thjeshta.E cila per habi eshte e veshtire- asnje arkitekt nuk mund t’i
rezistoje teresisht tundimit per te modeluar dhe dizenjuar. Megjithate ,Ando
mohon teresisht manipulimin e formes. Dhe duke e reduktuar arkitekturen ne
forma te thjeshta gjeometrike ,ai prodhon arkitekturen e impaktit te fuqishem
visual.
Kur
arkitektura ka vetem bukuri ,nuk ka force. Kur arkitektura nuk ka force ,nuk ka
fuqi emocionale.
Ne 70’ ,Ando mohon lojen e figurave,ose
manipulimit te imazheve dhe dizenjove ,te perhapura ne ate kohe .Me braktisjen
e manipulimit te formes ,ai e redukton arkitekturen ne hapesire te paster .Ando
u perpoq te zbriste ne brendesi te thellesise se hapesires fshehur prapa
bukurise vizive.Ai kerkoi thellesin e hapesires se paster nepermjet mohimit te
arkitektures te nivelit siperfaqesor .
Ne mund te
permbledhim rruegetimin e Andos deri me tani, me ekuacionin “ Zbulimi i mohimit
= vullneti individual = zbulimi i thellesise “ .Megjithate nje tjeter zbulim u
kerkua nga Ando per te shprehur arkitekturen e mohimit – zbulimi i mureve. Duke
mohuar kolonat,Ando zbuloi muret – ne te vertete , arkitektura e Andos eshte “
arkitektura e mureve “ .
Muret
akustike krijojne hapesira te pastra interieri. E izoluar nga zhurmat e jashtme
me ane te mureve rrethuese,hapesira i dorzohet rregullit te heshtjes, duke u
bere hapesira ku zeri yt , i vetem, kumbon. Te vetmit visitor ketu jane drita
,hija , dhe era ,dhe i vetmi shoqerues ne bisede eshte vetvetja.Muret
reflektone driten dhe hijen ,kalimin e kohes , dhe madje vete ndergjegjen
tende.Muri monoton i betonit perpara jush , pasqyron ndergjegjen tuaj, dhe
projekton imazhin e tij ne ekranin tuaj mendor. Ndersa perballeni me kete mur,
perceptimet tuaja do te mprihen dhe ndoshta ju vete do te ktheheni ne vetedije
te paster.
Me ane te
mureve Ando e ktheu arkitekturen ne
hapesire te paster ,ne hapesire qe funksionon gati si nje paisje per ta
thjeshtuar ne menyre fenomenologjike ndergjegjen tone duke e kthyer ate ne
vetedije te paster.Ne kete kuptim ne e perjetojme kete hapesiresi si nje
mikrokozmos , edhe ne qofte se ndodhet ne nje zyre apo ne nje shtepi ,eshte ne
thelb banesa e nje prifti ,qeli burgu apo dhome per te semure. Nje mur eshte
manifestim fizik i nje kufiri ,ai e ndan hapesiren ne te jashtme dhe te
brendshme . Ne qofte se muret e Andos i kane dhene hapesire te paster
interierit ,cfare ndikimi kane perhapur ato ne eksterier?
Muret
shnderrojne peisazhin .Siperfaqja e mureve ne nje peisazh te njohur e bejne ate
peisazh te panjohur dhe e risjellin krejt te ri ne vetedijen tone .Me fjale te
tjera muret sjellin ne vetedije ndergjegjesimin ,ate qe ka ekzistuar
gjithmone e pa vene re.
Duke patur
fuqine per te bere te pangjashem ,ne nje fare menyre ,muret jane kritike ndaj
komunitetit. Duke larguar afrine tone te natyrshme ndaj nje peisazhi te njohur
,muret trazojne mardhenien e thelle te ndergjegjes qe na lidh ne me peisazhin
si anetare te komunitetit,duke e risjelle kete ndergjegjesim krejt te ri ne
vetedijen tone .Azuma House per shembull
,hedh drite mbi qendrimet ,duke u shqetesuar per komunikimin dhe
privatesine ne nje komunitet tradicional ne qender te qytetit ,ne Osaka.
Azuma House
Ajo
artikulon kufizimet jo te shendetshme mbi privatesine dhe rritjen e pranise ,
te shkaktuara nga atmosfera trandicionale intime dhe kufijve te pandergjegjshem
midis njerezve.Ne menyre te ngjshme Azuma House mund te interpretohet si
deklarim i jotolerances se Andos ndaj mendjes se ceket Osakane . Arkitektura e
mureve shfaqet si arkitektura kritike superlative ,dhe ne japoni, muret e Andos
prezantojne kriticizmin e grupit te izm-it ,karakteristike e japonezeve ,duke
asgjesuar afrimitetin qe ata kane ndaj peisazhit.
Arkitektura
e mureve .Nje kuti e thjeshte gri. E pare nga jashte ,shtepia ne qytet e
betonit eshte nje kuti e pakuptimte.Por eshte pikerisht zbrazetia e mureve te
saj qe fton interesin tone,thjeshtesia e
siperfaqes se betonit e cila i flet disi natyres sone te brendshme .Linja jone e
shikimit , larg nga shmangia e fasades
se kesaj kutie betoni , eshte e zhytur brenda saj. Keto mure te zhveshura
funsionojne ,jashte apo Brenda, si nje ekran ne te cilen ne projektojme
ndergjegjen tone . ato prodhojne hapesire interieri dhe e kthejne peisazhin e
eksterierit ne te njekohshem , fenomene paralele. Mardhenia midis ketyre mureve
dhe qytetit eshte nje drame konflikti ndermjet egos sone dhe miqesise,duke
siguruar komunitetin .
E thjeshte
, e paster ,e qarte dhe e qete – keto terma permbledhin karakterine e puneve te
para te Andos. Vec kesaj ,ne duhet ti shtojme atyre dhe magjepsjen e
intensitetit.Gjithashtu duhet te theksoje se te gjitha keto fjale i jane
atribuar hapesires ,jo formes.
Udhetimi i
brendshem eshte nje udhetim ne thellesi – nje udhetim ne kerkimin e se vertetes
arkitekturale te fshehur ne thellesit e hapesires ,nje disipline asketike synon
zbulimin e arkitektures se vertete. Si rezultat i ketij udhetimi,Ando ja doli
mban ne trupezimin ne arkitekture, te ekuacionit “ zbulimi i mureve = zbulim i
natyres se brendshme “ . Megjithate , nje arkitekture e tille strehon potencial
te rrezikshem : kutia mund te mbyllet ne natyren e brendshme , mund te behet
nje burg i vete ndegjegjes. Pas 1985 , vepra
e Andos shkalle shkalle ben nje kthese
drejt projekteve te medha teksa porosite e tij ndryshojne nga shtepite
private ne arkitekture publike . Duke ndryshuar perspektiven tone nga
mikroskopike ne makroskopike , le te shqyrtojme se si ky ndryshim shnderron karakterin
e arkitektures se tij dhe se ku shtrihen
fokuset e tij te reja te interesit.
UDHETIMI I JASHTEM ( 1985 - )
Qe ne 1985
, arkitektura e Andos ka ndryshuar nga arkitektura e mohimit ne “arkitekturen e mohimit te mohimit “ .Ky
ndryshim perfaqeson riabilitimin e Andos me ate qe ai e kishte mohuar dhe shtypur
, dhe kthimit te lirise se tij duke mohuar mohimin e tij .
Mohimi
perfshin porosin e vetdisiplinimit : t’i
ndalosh vetes dicka. Mohimi imponon nje permbajtje te brendshme. Arkitektura e
mohimit , si e tille, eshte nje arkitekture e drejtuar nga norma te brendshme
,fuqia e te cilave megjithate e kalon formen dhe e mbyll ndergjegjen brenda
hapesires se interierit . Ajo na terheq fuqshem
drejt interierit duke na thithur drejt qendres ,ne nje vrime te zeze. Ne
momentin qe arrijme qendren e forces qendersynuese , atehere ndodh Big Bang.
Cdo levizje drejt qendres eshte e kundert dhe shket jashte ,duke u shperndare
ne te gjitha drejtimet.
Forma
fillon te komunikoje,dhe hapesira e karakterit te mbyllur qendersynues
shnderrohet ne hapesire te karakterit te lirshem qendersynues. Tiparet e
dukshme te arkitektures ndryshojne ,me hapesiren e drites dhe hijes qe behet
hapesira e ndricimit te paster dhe
rendeses duke i dhene rruge lehtesise. Ando tani po drejton rrugen e udhetimit
te tij arkitektural ,ai eshte ne mes te kthimit nga nje udhetim i brendshem
drejt nje udhetimi te jashtem . A mos po perpiqet ai te zhvesh mitin e Andos ?
Le te nxjerrim provat e ndryshimit te shfaqura nga arkitektura e tij qe nga
1985 dhe te mendojme se cfare do te thote ky ndryshim.
Se pari
kushtet e porosive te tij kane ndryshuar teresisht , ne keto menyra: Projektet
a Andos kane ndryshuar ne shkalle ,nga e vogel ne te madhe,ne disa raste duke u
rritur ne siperfaqe njemijehere. Kategorisht,ai ka perparuar nga shtepi private
ne sherbime publike kulturore.Me pas mjedisi i tij ka levizur nga urban ne
mjedise te natyres. Konteksti i ketij
projektimi te ri ka ushtruar nje ndikim te ri ,te konsiderueshem tek Ando dhe
shenoi nje kthese ne drejtimin e punes se tij .
Ndryshimi ,
cilido qofte shkaku i tij , eshte i dukshem ne pershtypjen qe percojne
ndertesat e tij .Ato jane me te ndricuara. Volumi i tyre i drites eshte
zgjeruar per te mbushur hapesirat e interierit .Me pare drita dhe hija ishin
nje cift i qendrueshem ,drita artikulonte erresiren dhe i jepte ritem hapesires
. Tani, ka me pak konflikt te drites dhe hijes,me pak drite simbolike dhe
erresire dramatike – sic shfaqet nga nje bosht
shkelqyes i drites qe deperton nje hapesire ne erresire totale – dhe me
shume kredhje te hapesires ne drite te zhdervjellet natyrale ose drite te bute
artificiale.Ndersa drita dikur kishte pershkruar dhe perftuar forma te prera nga
erresira ,tani kufijte ndermjet drites dhe erresires po behen ndarje te paqarta
te ndricimit. Ndryshimi,persa i perket drites ,eshte i dukshem jo vetem ne
shkallen e ndricimit por edhe ne kuptimin e peshes vizuale te nderteses. Duke u
ndricuar ,hapesira dalengadale pluskon.Si rezultat,ndjesia e pershpjetimit qe
ka sunduar hapesiren eshte zhdukur ,ne vend te saj eshte ndjesia e shpejtesise.
Ndryshimet
ne ndricim kane ardhur nga ndryshimet ne carjet.Dhe ,ndersa carje te medha dhe
hapje ne kende jane drejtperdrejt pergjegjese per rritjen e ndricimit
,ndryshime te ketij niveli lidhen ngushtesisht me ndryshime ne format e
arkitektures.Ka me shume ndertesa me forma te kurbeta –cilindra ,sfera,ovoide,
dhe kone te vendosura ne qender te tyre ,dhe kurbat shfaqen me shpeshtesi me te
madhe ne plan.Ne te njejten kohe , zhvendosja e mjedisit nga kontekst urban ne
kontekst natyre eshte shoqeruar me
shfaqjen e linjave te konturit dhe sipqerfaqeve te kurbeta me mjedidin . Me
pare , parimi drejtues ishte nderthurje ortogonale e linjave , por tani jane
perdorur kende te mprehta .Keto jane ndryshime pozicioni i te cilave dallohet
lehtesisht ne vizatime dhe fotografi.Ndryshime te tilla ,atehere, jane prove e
qarte e levizjes se Andos per te shkaterruar rregullin e mohimit, rregull i
cili e shtypi formen ,dizajnin, bukurin vizive , imazhin dhe modelin. Ando po
perpiqet te godisi normen themelore te projektimit qe ai e nxorri ne menyre
origjinale nga mohimi ; ai po rikthen te shtypuren dhe po mohon shtypesin .
Duke rikthyer formen ,per shembull do te thote te mohosh ate qe ka shtypur
formen – hapesiren .
Ando ka
arritur ne lirimin e formes nepermjet mohimit te karakterit trandshendental te
hapesires .Te mohosh hapesiren do te thote te zhveshesh mitin e hapesires ,te
anullosh bindjen se e verteta e arkitektures fshihet tek thellesia ,dhe nje rikthim
i plote tek niveli i siperfaqes. Ajo perfaqeson nje perpjekje per te percuar
natyren e brendshme nga brenda hapesires ,ku ajo ishte mbyllyr, duke barazuar
hapesiren me shpirtin ,dhe duke kritikuar spiritualismin arkitektural. Ajo
perfaqeson deshiren e Andos per te liruar arkitektin duke shkaterruar tipin e
arkitektit – kerkues te cilin japonezet kane tentuar ta favorizojne,dhe se
fundmi, ajo vjen ne pergjigjen praktike ndaj kerkeses se shkalles se madhe dhe
te projektimit te hapesirave publike.
Duke kaluar
ne procese te tilla ,udhetimi i Andos e gjen ate me veshtrim te fiksuar ne
interier .Takimi i tij i pare ,ketu, eshte me peisazhin. Dhe eshte padyshim nje
peisazh i vertete.
Djelli i
pasdites,anijet,oqeani,jeshilja e pemeve ,debora.Qysh heret ne karrieren e tij
,Ando ka trupezuar ne arkitekture mardhenin unike te natyres me njeriun ,por
kjo ka perfshire nje natyre simbolike,ideologjike. Ai ka reduktuar natyren ne
elementet e tij ,drita,uji ,dhe qielli,duke i perpunuar keto ne elemente
arkitektonike- nje copez e kapur e qiellit ,nje natyre abstrakte konceptuale
.Megjithate,nje peisazh,eshte trupezimi ne beton i natyres.
Ando u
udhehoq,si shumica perpara tij ne kohen moderne , nga nje koncept abstrakt per
te zbuluar formen e tij te betonit ,dhe ndersa ai prezantonte natyren abstrakte ne
arkitekture me zhvillim vertikal ,ai prezanton natyren e betonit ne nje
zhvillim horizontal.Megjithse kjo mund te jete , si arriti Ando ne zbulimin e
tij te natyres se betonit dhe cfare ndikimi ka patur ne arkitekturen e tij ? Le
te shqyrtojme keto pyetje , me ane te shembujve
Rokko housing dhe Naoshima Contemporary Art Museum . Karakteristike e te
dy projekteve eshte metoda e Andos ne prerjen e formave gjeometrike ne terrene teresisht
te pjerrta.Njesi kubike mbi nje rrjet,forma drejtkendore,dhe cilindra – keto
forma jane fundosur,me pjese te volumeve te ndryshme te ekspozuara,ne nje ved
te pjerret por me mjedis jeshil te
harlisur .
Rokko Housing
Nepermjet
nderdepertimit te tyre tre-dimensional me natyren,keto forma te thjeshta
krijojne nje skene
ekstremisht komplekse. Nderfutja e arkitektures ndan peisazhin, ndersa udhetojme ne linjen e levizjes se arkitektures ne perpiqemi te rikompozojme kete peisazh gjeometri – copetuar dhe te kuptojme kompleksitetin e saj .Me fjale te tjera ,ne e riinterpretojme teresisht pozicionin tone duke rikompozuar ,ose duke iu referuar peisazhit per te riorganizuar eksperiencat tona te hapesires arkitektonike komplekse.Keshtu, ne kemi perqendruar shikimin te drejtuar jashte ,dhe si pasoje peisazhi zberthen kutin ,zberthen qelin e ndergjegjes tone ,dhe transformon arkitekturen e monologut ne arkitekture te dialogut .Ando kohet e fundit ka perdorur ne nivelin e tokes kete grumbull mundesish dhe perfundon me formen qe ai e perfton duke perzjere format gjeometrike me topografin natyrore , apo duhet te themi , qe perftohet nga mosperputhja midis tyre . Format e tij zgjerohen dhe si pasoje behen me te guximshme ne lirine e tyre. Metodat e menaxhimit te formave zgjerohen gjithashtu ,dhe format lejohen te nderfuten ne kende te tjera pervec kendeve te drejte. Te harrosh do te thote qe format te behen me te zhdervjellta dhe vete-aktive . Midis formave nuk ka asgje : drejtimi nga nje gjeometri statike eshte pushtuar nga ndryshimi dhe levizja .Zbulimi i Andos per peisazhin behet keshtu nje histori komplekse dhe e pasur e marteses ndermjet gjeometris dhe natyres .Natyra e shkaterron gjeometrin.Por keshtu ajo e ve gjeometrin ne pune ,si te ishte nje makineri. Natyra siguron energjine e nevojshme per veprim,ndersa i jep rrjedhshmeri dhe pakeson rregullin statik .
ekstremisht komplekse. Nderfutja e arkitektures ndan peisazhin, ndersa udhetojme ne linjen e levizjes se arkitektures ne perpiqemi te rikompozojme kete peisazh gjeometri – copetuar dhe te kuptojme kompleksitetin e saj .Me fjale te tjera ,ne e riinterpretojme teresisht pozicionin tone duke rikompozuar ,ose duke iu referuar peisazhit per te riorganizuar eksperiencat tona te hapesires arkitektonike komplekse.Keshtu, ne kemi perqendruar shikimin te drejtuar jashte ,dhe si pasoje peisazhi zberthen kutin ,zberthen qelin e ndergjegjes tone ,dhe transformon arkitekturen e monologut ne arkitekture te dialogut .Ando kohet e fundit ka perdorur ne nivelin e tokes kete grumbull mundesish dhe perfundon me formen qe ai e perfton duke perzjere format gjeometrike me topografin natyrore , apo duhet te themi , qe perftohet nga mosperputhja midis tyre . Format e tij zgjerohen dhe si pasoje behen me te guximshme ne lirine e tyre. Metodat e menaxhimit te formave zgjerohen gjithashtu ,dhe format lejohen te nderfuten ne kende te tjera pervec kendeve te drejte. Te harrosh do te thote qe format te behen me te zhdervjellta dhe vete-aktive . Midis formave nuk ka asgje : drejtimi nga nje gjeometri statike eshte pushtuar nga ndryshimi dhe levizja .Zbulimi i Andos per peisazhin behet keshtu nje histori komplekse dhe e pasur e marteses ndermjet gjeometris dhe natyres .Natyra e shkaterron gjeometrin.Por keshtu ajo e ve gjeometrin ne pune ,si te ishte nje makineri. Natyra siguron energjine e nevojshme per veprim,ndersa i jep rrjedhshmeri dhe pakeson rregullin statik .
Gjeometria
statike eshte universale ,abstrakte ,dhe e pavarur nga vendi ,dhe ne te
vertete,ishin keto cilesi qe frymezuan stilin nderkombetar per te pare drejt
gjeometrise.Por arkitektura nuk eshte nje lule e prere : nuk mund te vendoset
kudo me te njejtin efekt . E pakalueshme ne rregull abstrakt
gjeometrik,arkitektura duhet ti perkas vendit te saj . Ando zbuloi peisazhin
nga shqetesimi i tij per ate vend.
Ideali i
arkitektures eshte te kuptoje modelin e botes : nje model
tre-dimensional.Gjuha, gjithashtu, mund te krijoje nje model te botes,me ane te
te fuqive te saj pershkruese jashtezakonisht te sakta . Metafizika ne fakt
perdore fjalet per te fomuar nje model te botes,duke deklaruar; “Bota eshte
keshtu e ashtu”. Dhe gjeometria. Gjeometria dhe gjuha jane intelektuale,
mediume logjike per te krijuar nje model te botes ,e megjithe saktesin e tyre
,modelet qe krijojne jane statike .Dhe asgje nuk eshte me e rrezikshme sesa nje
rregull statik.Ideali i arkitektures eshte te krijoje nje model dinamik te botes.Per te arritur
kete arkitektura kerkon gjeomtrine si normen e saj ne rregullimin e
hapesires,por kjo duhet te jete gjeometri qe funksionon ne menyre dinamike me
deshiren e njeriut. Ando gjeti ne natyre, energjine qe mund te rrenjoste
levizjen dinamike ne gjeometri.
Hapesira e
Andos eshte e paster por jo e njetrajshme. Hapesira e arkitektures moderne shtrihet njetrajtshmerisht
ne te gjitha drejtimet ,Por hapesira e Andos perkulet drejt arritjes se nje
qendre.Ashtu si eksperienca e arkitektures se tij do te bej te dukshme , eshte
hapesira e drejtuar nga nje vektor qendersynues, i fuqishem,prandaj ai nuk mund
te mbush njetrajtshmerine. Nje linje force e fshin linjen e levizjes ,si nje ere
e fuqishme qe fryn nepermjet arkitektures ,keshtu hapesira shfaq drejtim te
fuqishem. Pavarsisht gjeometrise se thjeshte te formave te arkitektures ,per
shembull, hapesira dhe koha zgjerohen apo tkurren ne drejtim te avancimit tone
, ne nje menyre qe te kujton teorine e relativitetit. Eshte kjo ndjesi drejtimi
qe i jep hapesires se Andos intensitetin e saj dhe arkitektures se Andos
terheqjen e saj .
Megjithate
,kjo force qendersynuese e fuqishme mberthen ndergjegjen tone . Arkitektura
mbyll natyren e brendshme dhe behet nje burg. Me qellim qe praktikisht te kapercehet
ky problem ,eshte e nevojshme te zhduket miti i thellesise ,me fjale te tjera
te braktiset hipoteza se e verteta fshihet
ne thellesin e hapesires ,dhe te drejtohet vektori i ndergjegjes drejt
ekstremeve te jashtme te arkitektures . Specifikisht ,kjo do te thote te
zgjerosh magjepsjen e interierit drejt eksterierit .
Udhetimi i
Andos drejt se ardhmes do te perfaqesoj nje perpjekeje per te cliruar nga
jashte ,ne pafundsine e hapur te botes ,linjat
e forcave qe ai ka mbledhur ne interierin e arkitektures .
No comments:
Post a Comment