Ne kete pjese behet nje analize e shkurter te asaj pjese te arkitektures Amerikane te frymezuar apo "te mare gati" nga ajo Europiane . Ideologjia e Jefferson dhe aplikimi i saj ne objektet e projektuara nga ai si u be frymezim per shume arkitekt dhe vepra te reja ne Amerike .
Duhet te theksojme se ne shek VIII ideologjia natyraliste e
Amerikes gjeti nje fushe politike te duhur zhvillimesh .Ne te vertete ishte
Jefferson i cili ,me qartesine ekstreme , njohu vleren institucionale dhe
pedagogjike te arkitektures.
Per Jefferson perdorimi i klasicizmit,palladianismit , dhe
eksperimentalismit anglez nuk ishte gje tjeter vec demonstrimi i faktit se, me Revolucionin Amerikan , parimi
i Iluminizmit Europian u be guida praktike per “ ndertimin e demokracise “. Me
efektivitet me te madh se cdo protagonist Europian i artit te angazhimit
politik , Jefferson kreu rolin e tij si organizator i kultures,duke pasur
mundesine per ta bere kete ne punet “zyrtare”. Ky eshte roli qe ai luajti
vazhdimisht si kosulent i planit te Washingtonit,ne projektimin e Shtepise se
Bardhe dhe te Kapitolit, dhe ne restaurimin e Governor Mainson ne Williamburg ,
dhe ne aktivitetin e tij arkitekturor ne pergjithesi.
Per tu marre ne konsiderat si nje pjese integruese e ideve
arkitekturore dhe te ndermarrjeve te Jefferson jane politikat e tij agrare dhe
antiurbane.
Hamilton interpretoi qellimet e situates politike – kjo ka
filluar me Revolucionin Amerikan – per te qene ekonomik , dhe me ftohtesi e me
qartesi siguori nje zhvillimi te pershpejtuar te financave amerikane dhe
kapitalit industrial. Jefferson krejt e kunderta, i mbeti besnik nje demokracie
te ndalur ne nivelin e utopise.
Ekonomia Agrikulturore ,autonomia lokale dhe rajonale si
boshti i sistemit demokratik , dhe kufizimi i zhvillimit industrial te gjitha
kishin nje rendesi te qarte per Jefferson.Ato ishin simbole te frikerave te tij
ne perballjen me proceset e vena ne levizje nga Revolucioni. Ne thelb kjo ishte
frike e rreziqeve te nderlikimit , e transformimit te demokracise ne nje
autoritarisem te ri , te sjellur nga konkurrenca kapitaliste ,zhvillimi urban
,dhe lindja e rritja e proletariatit urban.
Ne kete kuptim Jefferson ishte kunder qytetit dhe kunder
zhvillimit te ekonomis industriale. Ja pse ai u perpoq te pengonte pasojen
logjike ekonomike te demokracise.
Me te erdhi “Amerika radikale , ose me mire ndergjegja
dykuptimeshe e intelektualeve amerikane, te cilet njohin themelet e sistemit
demokratik ndersa kundershtojne manifestimin e tij konkret.
E pare ne kete kendveshtrim
demokracia e Jefferson ,ishte perseri nje utopi ,po jo me e pararojes ;
me shume ishte nje utopi e praparojes . (Kalimthi ne mund te permendim ngjasimin
ideologjik ndermjet Jefferson dhe Frank LL.Wright , e diskutuar nga kritike si
Fitch dhe Scully )
Demokracia agrare duhej si pasoje te nderonte veten. Monticello, vila shtepi-ferme
e projektuar dhe ndertuar nga Jeffersoni per veten e tij ne faza te ndryshme (
nga 1769 e me tutje ), eshte nje monument i utopis agrare. Tek Monticello
,modelet e Palladios ,Scamozzi dhe Morris jane perdorur pragmatikisht. Ne vend
te dy pavjoneve te vendosura anesh jane dy krahe sherbimesh cati-tarrace qe
nderfuten ne nuklet rezidenciale , te cilat qendrojne ne masken e tyre si
vile-tempull.Por punoi ne nje skeme gjeometrike ,qe eshte nje seri e plote
shpikjesh teknologjike dhe funksionale , e cila tregon qellimin e arkitektit
per te integruar klasicizmin me nevojat “moderne” , per te treguar te gjitha
mundesite per perdorimin konkret civil dhe social te klasicizmit . ( eshte vene
re , per shembull , se ne Monticello , me ndarjen e saj te qarte vend per
sherbimin dhe vend per te sherbyer ,Jefferson pershpejtoi ate qe do te behej
tipike per Wright dhe Kahn )
Capitol of Richmond
Jefferson me pas zhvilloi programin e tij ne pune te tjera
arkitektonike. Ne projektet per shtepite e Battersea,Farmington ne Kentucky ,
dhe Poplar Forest – duke ndjekur nje sintakse qe Lancaster ka pranuar si te
ardhur nga studimi i puneve grafike te Morris – ai perdorte nje gjeometri te
kombinuar te shumekendeshave kompleks dhe intersektues.Jefferson keshtu
pershpejtoi reduktimin ne nje gjuhe gjeometrike te paster (dhe per pasoje
teresisht antisimbolike ) e cila duhej te ishte faza finale e arkitektures se
Iluminizmit ne Europe ( shiko punet didaktitke te Durand dhe Dubut )
Aspekti heroik i klasicizmit u pranua nga Jefferson si nje
mit europian per “tu bere “ Amerikan ( dhe per kete arsye mund te perdorej me
liri dhe mendje te hapur ) por ky aspekt heroik u paraqit si vlere,si arsye e
ndertuar, si cilesi e afte per te unifikuar ideale te shoqerise se perbere e te
rese “Shtete te Bashkuara”,duhet te prezantohet si nje vlere e aksesueshme ,
difuze,sociale .
Utopia e Jefferson ,arkitekti eshte i shprehur plotesisht ne
“heroizmin shtepiak “ te klasicizmit te tij. Vlerat (lexo : imazhet e Arsyes )
u importuan nga Europa te perpunuara tashme ne te gjithe solemnitetin e tyre te
rende,por ato u zhveshen menjehere nga cdo gje qe mund ti izolonin ato nga jeta
qytetare. Me fjale te tjera , ato u privuan nga aureola e tyre e
paaksesueshmerise.
Ne kete aspekt eshte interesante te shohesh sesi Jefferson
punoi ne projektimin e Kapitolit te ri te Richmondit. Me konsultimin e
arkitektit francez Cleris –seau - Jefferson ishte ne France ne 1784-ai
riperpunoi modelin e Maison Carree ne Nimes ,duke ndryshuar vetem orderin e
kolonave te eksterierit (nga Korintike ne Jonike ) , dhe e dergoi vizatimin ne
Amerike . Keshtu Capito of Richmond ishte nje ndertese “e bere gati “ ne
Europe, e pershtatur per te glorifikuar institucionet e reja demokratike duke u
bere “ te shenjta” nga ky tempull
social,i cili u be nje referenc e perhershme dhe model i perseritur ( shih
Th.Walter’s Girard College,Latrobe’s Bank of Pennsylvania at Philadelphia,
punet e Strickland etj.)
Keshtu
,u be perpjekje per nje perzjerje ndermjet visionit te ri dhe teresisht empirik
te antikitetit. Jefferson propozoi te mbante gjalle ate “ringjallje te te vdekurve” –
po te perdorim fjalet e Marksit – e perdorur nga Iluminizmi Europian ne
pergjigje te krizes te paraqitur nga Revolucioni Francez. Kjo eshte shume e
qarte ne projektin e tij per Universitetin “Virxhinia “ ne
Charlottesville.(1817-1826),ne te cilin ai dha ndihmesen vete per keshillimin e
Thorton dhe Latrobe.Kampusi universitar ,sipas statutit Jeffersonian, duhet te jete nje “fshat
akademik” : ideologjia e tij agrare mbush teresish programin pedagogjik.I
organizuar ne nje skeme “U” , duke konvergjuar ne nje kube
qendrore,universiteti eshte i ndare ne nje seri pavjonesh individual- nukle
mesimdheniesh te vete-mjaftueshem,e kompletuar me banime akademike,i bashkuar
me ane te nje portiku te vazhduar . Ne nje organizim formal ,rregulli dhe liria
kerkojne integrimin e tyre..Ne njeren ane ,pavionet te gjitha te ndryshme nga
njera tjetra,tregojne fleksibilitet te jashtezakonshem te modeleve klasike
.(Dhe eshte domethenese qe muret qe ndajne kopshtet,te vendosura midis nukleve
mesimdhenies dhe banesave ,i eshte dhene nje forme e valezuar, mahnitese per
lirin e tij formale).Nga ana tjeter ,plani i pergjithshem, dhe rreptesia e
mbylljes me rotonden flasin qartesisht per stabilitetin ,qendrueshmerine dhe
absolutizmin e institucionit.
Jefferson keshtu prodhoi imazhin e pare shprehes te asaj cka do te behej perpjekja
me dramatike e intelektualeve te “Amerikes Radikale”: pajtimi i
ndryshueshmerise se vlerave me stabilitetin e parimeve , impulsin individual –
gjithmone te stimuluar ne piken e anarkise ose nurozave – me dimensione
sociale. Kjo ishte saktesisht
kontradikta e pazgjidhur qe De Tockvill theksoi, tek “Democratie en
Amerique” (1835-1840), ndersa rreziku i del perpara rregullit te ri demokratik.
Eshte
e vertete se ideologjia agrare e Jefferson presupozon optimisem te
madh dhe ishte teresisht kundershtare
ndaj cdo dyshimi polemik . Por me siguri ne kohen e tij ,ne lidhje me
arkitekturen dhe planifikimin e qytetit ,nje ideologji e tille nuk mund te jete
indiferente ndaj faktit se e vetmja menyre e duhur per te “perdorur “idologjine
Europiane te Arsyes eshte te pranosh se utopia ( klasicizmi arkitekturor ose
demokracia antifederale dhe antiurbane) nuk mund te jene me gjate krijime te
pararojes.Kjo eshte teresisht e dukshme ne historine e planifikimit te Uashington
dhe zhvillimin e levizjes “City beautiful”.
Ne
planifikimin e Uashingtonit ,programi ideologjik Jeffersonian u mor menjehere nga
L’Enfant.Themelimi i nje kryeqyteti perkthen “themelimin e nje bote te re” ne
terma vizuale, dhe i perket nje vendimi unanim dhe nje “zgjedhje te lire “ qe
asnje vullnet kolektiv ne Europe skane qene ne gjendje te vendoste perpara.E
pare ne kete kendeveshtrim , forma e qytetit te ri logjikisht te fitoje
rendesine kryesore dhe mbizoteruese. Zgjedhja politike qe eshte bere duhej te
shprehej duke pershtatur modelet e vlefshme Europiane.Ose me mire ,keto modele
duhet te shartohen me traditat amerikane te planifikimit te qytetit . L’Enfant
qellimisht mbivendos skema te nje rrjete koloniale dhe nje skeme – shume e
avancuar per kohen –e zhvilluar nga kopshtet franceze “Notre”,plani Wren per qytetin e Londres , shek VIII Karlsruhe , dhe
Parisin fantastik te Pattes.
Qyteti
ne Uashingtonin e L’Enfant –it eshte me te vertete natyre e” re “.Modelet e
ardhura na Europa e absolutismit dhe despotismit jane tashme te shpronesuara
nga institutet demokratike te kryeqytetit. ,dhe e perkthyer ne nje dimension
shoqerore pa dyshim e panjohur ne Versajen e Luigjit te XIV.( Eshte gjithashtu
me rendesi se , ndersa plani i Ushingtonit u realizua vertete ,qyteti Wren ,per
mungese te instrumenteve administrative mbeti vec nje propozim kulturor )
Ne
Uashington, tashme duke trazuar ne planet e shek shtatembedhjete per
Anapolisin dhe Svannah mund te integrohen tek njeri tjetri dhe te ngrihen ne
nje nivel elokuence per syte e botes , jo te fundit per dimensionet fizike te
sipermarrjes.Me dyfishin e rrjetit te rrugeve ortogonale dhe radiale ( te
pyllit urban – natyra e bere objekt i perdorimit shoqerore.) 15 nyje te
zhvillimit jane krijuar nga 15 sheshe publike ,alegori te 15 shteteve te
Unionit.Ne te njejten kohe ndarja midis pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ i
eshte dhene shprehje konkrete ne
strukturen “L” te dy akseve kryesore te drejtuara nga Shtepia e Bardhe dhe
Kapitoli duke u kryqezuar ne Monumentin Washington .(Me i fundit i projektuar
me origjinalitet si nje obelisk- kolonad nga Robert Mills ,arkitekti i Treasure
Building, por ne fund te realizuar ne nje forme me te thjeshte, me metafizike
,mund te themi- ne formen e nje obelisku te vetem ). Lidhja midis dy poleve
funksional dhe simbolik te kryeqytetit te ri sigurohet nga nje arterie e
zhdrejt e Pennsylvania Avenue.
Pas
shkarkimit te L’Enfant ,e provokuar nga kontrolli despotik qe supozonte te
zoteronte mbi zhvillimet e qytetit ( dhe ketu duhet te veme ne dukje se ,qe nga
fillimi, Xhefersoni ishte kundra madheshtise se planit te arkitekteve
francez),Washingtoni filloi jeten e tij
.Ne 1800 ai numeronte tre mije banore.Udhetaret Europian ,si Trollope
dhe Dickens ,e admiruan ate. Por qyteti i ri ishte ende nje kompromis ndermjet
ideologjise antiurbane te Xhferson – te harruar nga burrat e shteti vetem
perkohesisht ne menyre qe te krijojne
nje vend simbolik ne te cilin ideja e Unionit mund te shprehej teresisht – dhe
madheshtia e L”Enfant . Gjeresia e hapur e planit eshte e balancuar pika te
sakta te caktuara te cilat sturkturojne imazhin e tij.Nuk eshte e rastit qe
qyteti me nevojshmerin me te vogel ekonomike ne Amerike eshte gjithashtu me i
konfiguruari.
Fakti
eshte se ,ne befasin e vete ,klasicizmi qe dominon formen e qytetit ,zhvillimin
dhe monumentalitetitn e vendeve i korrespondon programit ideologjik te
Xhefersonit .Ne Uashington , evokimi nostalgjik i vlerave Europiane u
perqendruan ne kryeqytetin e nje shoqerie drejtimi i se ciles drejt zhvillimit
ekonomik dhe industrial po conte ne shkaterrimin konkret dhe te qellimshem te
ketyre vlerave .
Uashington
keshtu perben nje lloj ndergjegjeje “te keqe” amerikane, e cila sidoqofte ,mund
te ekzistoj e pashqetesuar prane ligjeve te hekurta te zhvillimit industrial.
Cka e ben kete hipokrizi pasive te mundeshme eshte se qyteti eshte nje monument
; si nje monument eshte i lire te tregoje vazhdimisht dhe gjeresisht befasite e
tij .
No comments:
Post a Comment