Wednesday, 18 December 2013

"Build a wall and everyone will think that there's a great party on the other side "

Prologue
Once, a city was divided in two parts.
One part became the Good Half, the other part the Bad Half.
The inhabitants of the Bad Half began to flock to the good part of the divided city, rapidly swelling
into an urban exodus.
If this situation had been allowed to continue forever, the population of the Good Half would have
doubled, while the Bad Half would have turned into a ghost town.
After all attempts to interrupt this undesirable migration had failed, the authorities of the bad part
made desperate and savage use of architecture: they built a wall around the good part of the city,
making it completely inaccessible to their subjects.
The Wall was a masterpiece.
Originally no more than some pathetic strings of barbed wire abruptly dropped on the imaginary
line of the border, its psychological and symbolic effects were infinitely more powerful than its
physical appearance.
The Good Half, now glimpsed only over the forbidding obstacle from an agonizing distance,
became even more irresistible.
Those trapped, left behind in the gloomy Bad Half, became obsessed with vain plans for escape.
Hopelessness reigned supreme on the wrong side of the Wall.
As so often before in this history of mankind, architecture was the guilty instrument of despair.

(EXODUS, OR THE VOLUNTARY PRISONERS OF ARCHITECTURE By Rem Koolhas)

Thursday, 4 April 2013

Manfredo Tafuri "Architecture and Utopia "


Ne kete pjese behet nje analize e shkurter te asaj pjese te arkitektures Amerikane te frymezuar apo "te mare gati" nga ajo Europiane . Ideologjia e Jefferson dhe aplikimi i saj ne objektet e projektuara nga ai si u be frymezim per shume arkitekt dhe vepra te reja ne Amerike .

Duhet te theksojme se ne shek VIII ideologjia natyraliste e Amerikes gjeti nje fushe politike te duhur zhvillimesh .Ne te vertete ishte Jefferson i cili ,me qartesine ekstreme , njohu vleren institucionale dhe pedagogjike te arkitektures.
Per Jefferson perdorimi i klasicizmit,palladianismit , dhe eksperimentalismit anglez nuk ishte gje tjeter vec demonstrimi i  faktit se, me Revolucionin Amerikan , parimi i Iluminizmit Europian u be guida praktike per “ ndertimin e demokracise “. Me efektivitet me te madh se cdo protagonist Europian i artit te angazhimit politik , Jefferson kreu rolin e tij si organizator i kultures,duke pasur mundesine per ta bere kete ne punet “zyrtare”. Ky eshte roli qe ai luajti vazhdimisht si kosulent i planit te Washingtonit,ne projektimin e Shtepise se Bardhe dhe te Kapitolit, dhe ne restaurimin e Governor Mainson ne Williamburg , dhe ne aktivitetin e tij arkitekturor ne pergjithesi.
Per tu marre ne konsiderat si nje pjese integruese e ideve arkitekturore dhe te ndermarrjeve te Jefferson jane politikat e tij agrare dhe antiurbane.
Hamilton interpretoi qellimet e situates politike – kjo ka filluar me Revolucionin Amerikan – per te qene ekonomik , dhe me ftohtesi e me qartesi siguori nje zhvillimi te pershpejtuar te financave amerikane dhe kapitalit industrial. Jefferson krejt e kunderta, i mbeti besnik nje demokracie te ndalur ne nivelin e utopise.
Ekonomia Agrikulturore ,autonomia lokale dhe rajonale si boshti i sistemit demokratik , dhe kufizimi i zhvillimit industrial te gjitha kishin nje rendesi te qarte per Jefferson.Ato ishin simbole te frikerave te tij ne perballjen me proceset e vena ne levizje nga Revolucioni. Ne thelb kjo ishte frike e rreziqeve te nderlikimit , e transformimit te demokracise ne nje autoritarisem te ri , te sjellur nga konkurrenca kapitaliste ,zhvillimi urban ,dhe lindja e rritja e proletariatit urban.
Ne kete kuptim Jefferson ishte kunder qytetit dhe kunder zhvillimit te ekonomis industriale. Ja pse ai u perpoq te pengonte pasojen logjike ekonomike te demokracise.
Me te erdhi “Amerika radikale , ose me mire ndergjegja dykuptimeshe e intelektualeve amerikane, te cilet njohin themelet e sistemit demokratik ndersa kundershtojne manifestimin e tij konkret.
E pare ne kete kendveshtrim  demokracia e Jefferson ,ishte perseri nje utopi ,po jo me e pararojes ; me shume ishte nje utopi e praparojes . (Kalimthi ne mund te permendim ngjasimin ideologjik ndermjet Jefferson dhe Frank LL.Wright , e diskutuar nga kritike si Fitch dhe Scully )
Demokracia agrare duhej si pasoje  te nderonte veten. Monticello, vila shtepi-ferme e projektuar dhe ndertuar nga Jeffersoni per veten e tij ne faza te ndryshme ( nga 1769 e me tutje ), eshte nje monument i utopis agrare. Tek Monticello ,modelet e Palladios ,Scamozzi dhe Morris jane perdorur pragmatikisht. Ne vend te dy pavjoneve te vendosura anesh jane dy krahe sherbimesh cati-tarrace qe nderfuten ne nuklet rezidenciale , te cilat qendrojne ne masken e tyre si vile-tempull.Por punoi ne nje skeme gjeometrike ,qe eshte nje seri e plote shpikjesh teknologjike dhe funksionale , e cila tregon qellimin e arkitektit per te integruar klasicizmin me nevojat “moderne” , per te treguar te gjitha mundesite per perdorimin konkret civil dhe social te klasicizmit . ( eshte vene re , per shembull , se ne Monticello , me ndarjen e saj te qarte vend per sherbimin dhe vend per te sherbyer ,Jefferson pershpejtoi ate qe do te behej tipike per Wright dhe Kahn )

Capitol of Richmond


Jefferson me pas zhvilloi programin e tij ne pune te tjera arkitektonike. Ne projektet per shtepite e Battersea,Farmington ne Kentucky , dhe Poplar Forest – duke ndjekur nje sintakse qe Lancaster ka pranuar si te ardhur nga studimi i puneve grafike te Morris – ai perdorte nje gjeometri te kombinuar te shumekendeshave kompleks dhe intersektues.Jefferson keshtu pershpejtoi reduktimin ne nje gjuhe gjeometrike te paster (dhe per pasoje teresisht antisimbolike ) e cila duhej te ishte faza finale e arkitektures se Iluminizmit ne Europe ( shiko punet didaktitke te Durand dhe Dubut )
Aspekti heroik i klasicizmit u pranua nga Jefferson si nje mit europian per “tu bere “ Amerikan ( dhe per kete arsye mund te perdorej me liri dhe mendje te hapur ) por ky aspekt heroik u paraqit si vlere,si arsye e ndertuar, si cilesi e afte per te unifikuar ideale te shoqerise se perbere e te rese “Shtete te Bashkuara”,duhet te prezantohet si nje vlere e aksesueshme , difuze,sociale .
Utopia e Jefferson ,arkitekti eshte i shprehur plotesisht ne “heroizmin shtepiak “ te klasicizmit te tij. Vlerat (lexo : imazhet e Arsyes ) u importuan nga Europa te perpunuara tashme ne te gjithe solemnitetin e tyre te rende,por ato u zhveshen menjehere nga cdo gje qe mund ti izolonin ato nga jeta qytetare. Me fjale te tjera , ato u privuan nga aureola e tyre e paaksesueshmerise.
Ne kete aspekt eshte interesante te shohesh sesi Jefferson punoi ne projektimin e Kapitolit te ri te Richmondit. Me konsultimin e arkitektit francez Cleris –seau - Jefferson ishte ne France ne 1784-ai riperpunoi modelin e Maison Carree ne Nimes ,duke ndryshuar vetem orderin e kolonave te eksterierit (nga Korintike ne Jonike ) , dhe e dergoi vizatimin ne Amerike . Keshtu Capito of Richmond ishte nje ndertese “e bere gati “ ne Europe, e pershtatur per te glorifikuar institucionet e reja demokratike duke u bere “ te shenjta” nga  ky tempull social,i cili u be nje referenc e perhershme dhe model i perseritur ( shih Th.Walter’s Girard College,Latrobe’s Bank of Pennsylvania at Philadelphia, punet e Strickland etj.)


Keshtu ,u be perpjekje per nje perzjerje ndermjet visionit te ri dhe teresisht empirik te antikitetit. Jefferson propozoi te mbante gjalle ate “ringjallje te te vdekurve” – po te perdorim fjalet e Marksit – e perdorur nga Iluminizmi Europian ne pergjigje te krizes te paraqitur nga Revolucioni Francez. Kjo eshte shume e qarte ne projektin e tij per Universitetin “Virxhinia “ ne Charlottesville.(1817-1826),ne te cilin ai dha ndihmesen vete per keshillimin e Thorton dhe Latrobe.Kampusi universitar ,sipas statutit Jeffersonian, duhet te jete nje “fshat akademik” : ideologjia e tij agrare mbush teresish programin pedagogjik.I organizuar ne nje skeme “U” , duke konvergjuar ne nje kube qendrore,universiteti eshte i ndare ne nje seri pavjonesh individual- nukle mesimdheniesh te vete-mjaftueshem,e kompletuar me banime akademike,i bashkuar me ane te nje portiku te vazhduar . Ne nje organizim formal ,rregulli dhe liria kerkojne integrimin e tyre..Ne njeren ane ,pavionet te gjitha te ndryshme nga njera tjetra,tregojne fleksibilitet te jashtezakonshem te modeleve klasike .(Dhe eshte domethenese qe muret qe ndajne kopshtet,te vendosura midis nukleve mesimdhenies dhe banesave ,i eshte dhene nje forme e valezuar, mahnitese per lirin e tij formale).Nga ana tjeter ,plani i pergjithshem, dhe rreptesia e mbylljes me rotonden flasin qartesisht per stabilitetin ,qendrueshmerine dhe absolutizmin e institucionit.
Jefferson keshtu prodhoi imazhin e pare shprehes te asaj cka do te behej perpjekja me dramatike e intelektualeve te “Amerikes Radikale”: pajtimi i ndryshueshmerise se vlerave me stabilitetin e parimeve , impulsin individual – gjithmone te stimuluar ne piken e anarkise ose nurozave – me dimensione sociale. Kjo ishte saktesisht  kontradikta e pazgjidhur qe De Tockvill theksoi, tek “Democratie en Amerique” (1835-1840), ndersa rreziku i del perpara rregullit te ri demokratik.
Eshte e vertete se ideologjia agrare e  Jefferson presupozon optimisem te madh  dhe ishte teresisht kundershtare ndaj cdo dyshimi polemik . Por me siguri ne kohen e tij ,ne lidhje me arkitekturen dhe planifikimin e qytetit ,nje ideologji e tille nuk mund te jete indiferente ndaj faktit se e vetmja menyre e duhur per te “perdorur “idologjine Europiane te Arsyes eshte te pranosh se utopia ( klasicizmi arkitekturor ose demokracia antifederale dhe antiurbane) nuk mund te jene me gjate krijime te pararojes.Kjo eshte teresisht e dukshme ne historine e planifikimit te Uashington dhe zhvillimin e levizjes “City beautiful”.
Ne planifikimin e Uashingtonit ,programi ideologjik Jeffersonian u mor menjehere nga L’Enfant.Themelimi i nje kryeqyteti perkthen “themelimin e nje bote te re” ne terma vizuale, dhe i perket nje vendimi unanim dhe nje “zgjedhje te lire “ qe asnje vullnet kolektiv ne Europe skane qene ne gjendje te vendoste perpara.E pare ne kete kendeveshtrim , forma e qytetit te ri logjikisht te fitoje rendesine kryesore dhe mbizoteruese. Zgjedhja politike qe eshte bere duhej te shprehej duke pershtatur modelet e vlefshme Europiane.Ose me mire ,keto modele duhet te shartohen me traditat amerikane te planifikimit te qytetit . L’Enfant qellimisht mbivendos skema te nje rrjete koloniale dhe nje skeme – shume e avancuar per kohen –e zhvilluar nga kopshtet franceze “Notre”,plani Wren per  qytetin e Londres , shek VIII Karlsruhe , dhe Parisin fantastik te Pattes.

 Qyteti ne Uashingtonin e L’Enfant –it eshte me te vertete natyre e” re “.Modelet e ardhura na Europa e absolutismit dhe despotismit jane tashme te shpronesuara nga institutet demokratike te kryeqytetit. ,dhe e perkthyer ne nje dimension shoqerore pa dyshim e panjohur ne Versajen e Luigjit te XIV.( Eshte gjithashtu me rendesi se , ndersa plani i Ushingtonit u realizua vertete ,qyteti Wren ,per mungese te instrumenteve administrative mbeti vec nje propozim kulturor )
Ne Uashington,  tashme duke trazuar ne planet e shek shtatembedhjete per Anapolisin dhe Svannah mund te integrohen tek njeri tjetri dhe te ngrihen ne nje nivel elokuence per syte e botes , jo te fundit per dimensionet fizike te sipermarrjes.Me dyfishin e rrjetit te rrugeve ortogonale dhe radiale ( te pyllit urban – natyra e bere objekt i perdorimit shoqerore.) 15 nyje te zhvillimit jane krijuar nga 15 sheshe publike ,alegori te 15 shteteve te Unionit.Ne te njejten kohe ndarja midis pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ i eshte dhene shprehje konkrete  ne strukturen “L” te dy akseve kryesore te drejtuara nga Shtepia e Bardhe dhe Kapitoli duke u kryqezuar ne Monumentin Washington .(Me i fundit i projektuar me origjinalitet si nje obelisk- kolonad nga Robert Mills ,arkitekti i Treasure Building, por ne fund te realizuar ne nje forme me te thjeshte, me metafizike ,mund te themi- ne formen e nje obelisku te vetem ). Lidhja midis dy poleve funksional dhe simbolik te kryeqytetit te ri sigurohet nga nje arterie e zhdrejt e Pennsylvania Avenue.

Pas shkarkimit te L’Enfant ,e provokuar nga kontrolli despotik qe supozonte te zoteronte mbi zhvillimet e qytetit ( dhe ketu duhet te veme ne dukje se ,qe nga fillimi, Xhefersoni ishte kundra madheshtise se planit te arkitekteve francez),Washingtoni filloi jeten e tij  .Ne 1800 ai numeronte tre mije banore.Udhetaret Europian ,si Trollope dhe Dickens ,e admiruan ate. Por qyteti i ri ishte ende nje kompromis ndermjet ideologjise antiurbane te Xhferson – te harruar nga burrat e shteti vetem perkohesisht  ne menyre qe te krijojne nje vend simbolik ne te cilin ideja e Unionit mund te shprehej teresisht – dhe madheshtia e L”Enfant . Gjeresia e hapur e planit eshte e balancuar pika te sakta te caktuara te cilat sturkturojne imazhin e tij.Nuk eshte e rastit qe qyteti me nevojshmerin me te vogel ekonomike ne Amerike eshte gjithashtu me i konfiguruari.
Fakti eshte se ,ne befasin e vete ,klasicizmi qe dominon formen e qytetit ,zhvillimin dhe monumentalitetitn e vendeve i korrespondon programit ideologjik te Xhefersonit .Ne Uashington , evokimi nostalgjik i vlerave Europiane u perqendruan ne kryeqytetin e nje shoqerie drejtimi i se ciles drejt zhvillimit ekonomik dhe industrial po conte ne shkaterrimin konkret dhe te qellimshem te ketyre vlerave .
Uashington keshtu perben nje lloj ndergjegjeje “te keqe” amerikane, e cila sidoqofte ,mund te ekzistoj e pashqetesuar prane ligjeve te hekurta te zhvillimit industrial. Cka e ben kete hipokrizi pasive te mundeshme eshte se qyteti eshte nje monument ; si nje monument eshte i lire te tregoje vazhdimisht dhe gjeresisht befasite e tij .











Sunday, 24 March 2013

"Tada Ando " Masao Furuyama


Ketu Masao analizon mendimin e puneve te Andos qe nga fillimi i krijimtarise se tij , dhe zhvillimin  qe ky mendim merr me pas ne punet ne vazhdim .



UDHETIMI I BRENDSHEM ( – 1985)
Arkitektura e Andos eshte arkitektura e mohimit.Mohimi ka qene zbulimi i Andos – ishte mohimit te cilin ai e zgjodhi si metoden e tij te arritjes se intensitetit hapesinore ,duke realizuar arkitekturen e tij unike. Nuk eshte per te thene qe atij i pelqen mohimi; me sakte, ai urren kompromisin. Kompromisi fut johomogjenitetin ne arkitekture ,dhe prish thjeshtesin e hapesires. Sido qe te jete ,relatat njerezore midis japonezeve jane me se shumti emocionale sesa logjike , ndaj per te shpallur mohimin ne shoqerine japoneze,kerkohet guxim i madh. Megjithate Ando zbuloi se duke thene thjeshte” jo”, ai mund t’i jepte vetes guxim ,dhe arkitektures se tij ,intensitet .Ai zbuloi gjithashtu se akti i mohimit perfshine nje kompleksitet logjike dhe emocioni ,si zemerimi dhe dhembja. Mohim do te thote te pohosh ne shoqeri pavaresine tende dhe te kthesh vetveten , te fundosur ne monotonin e rendomte . Nje pozicion mohimi ,me fjale te tjera ,kerkon vullnet per te jetuar si individ.
Te projektosh arkitekture,vazhdimisht kerkon te besh zgjedhje.Dhe te zgjedhesh nje nje gje do te thote detyrimisht te mohosh te tjerat . Keshtu qe akti i projektimit eshte njekohesishte nje radhe zgjedhjesh dhe mohimesh,dhe nje veper arkitekture eshte nje monument lavdie i te gjitha zgjedhjeve . Ne te njejten kohe ,pas nje vepre arkitekture fshihet keqardhja e atyre qe nuk e zgjodhen ,dhimbja e asaj qe u mohua . Mohimi kerkon me teper energji psikologjikisht, sesa kerkon pohimi.
Nganjehere Ando ka mohuar pa keqardhje madje edhe gjerat fatlume dhe te bukura ,qe pergjithesisht mendohen te kene vlera positive. Atehere cfare cilesie ka arkitektura e ndertuar nga kjo metode mohimi- cfare arrin Ando permes mohimit?
Gjeja e pare qe Ando mohoi ishte korrupsioni i shoqerise moderne dhe vlerat moderne . Komforti, per shembull .Ando mohon komfortin dhe duke e bere kete perpiqet te kthje mardhenien fizike dinamike te individit me boten dhe te rrise fuqite tona te perceptimit. Tek e fundit , komforti eshte te fajesosh pafuqishmerine fizike dhe ate te perceptimit te njeriut. Ne menyre te ngjashme ,Ando mohon standartet shoqerore moderne si efikasiteti dhe komoditeti.Ai i mohon keto sepse jane standarte te pergjithshme shoqerore dhe ekonomike me shume sesa vlera thelbesore per arkitekturen. Ne te vertete, standartet si efikasiteti dhe komoditeti jane fajtoret qe e kane zhveshur arkitekturen nga emocioni fisnik dhe artistik . Ando debon efikasitetin dhe komoditetin nga arkitektura e tij, duke rivendosur ne vend te tyre natyren dhe qenien fizike te njeriut ,trupin ,rezutati eshte hapesira arkitektonike te cilen trupi e percepton drejtperdrejt.
Ne kete menyre Ando ka mohuar pafytyresin e njeriut te zakonshem dhe karakterin e arkitektures se volitshme ,pa permendur partneritetin e pandergjegjshem mes tyre.Keshtu ,qellimet e tij kane qene nje lidhje e natyrshme ndermjet njerezve real dhe hapesires se paster arkitektonike . Shkurt ,ai eshte shqetesuar me shume per aspektin cilesor te hapesires se arkitektures sesa per aspektin sasiore . Sasiore do te thote tja vesh veshin zerit te jashtem te tjetrit, Cilesore  do te thote tja vesh veshin zerit te brendshem . Si e tille , ne mund te themi se arkitektura e Andos rrjedh nga themelimi i “se brendshmes “ nepermjet mohimit te “se jashtmes “ .Ando ka perqendruar vemendjen e tij ne hapesiren arkitektonike , me fjale te tjera , me shume sesa tek forma. Pikerisht kjo, gjenerimi i hapesires nepermjet mohimit te formes ,ka qene zbulimi i madh i Andos sepse forma mbahet pergjithesisht si elementi thelbesore i arkitektures. Ketu , Ando shpalos nje linje Kopernikane te te menduarit . Ka dicka me jetike ne arkitekture sesa forma – Hapesira.
Ne kete kuptim nje asketizem drejton krijimtarin e arkitektures se Andos .Arkitektura e tij gjurmon shpirteroren ,natyren e brendshme te hapesires ndersa mohon lojen e figures dhe salltanetet.Me fjale te tjera ,ajo nuk kerkon kenaqesine vizuale . E tija eshte nje arkitekture qe ve thellesine e brendshme  mbi bukurine e jashtme .
Mohimi i formes nga Ando kerkon se fundmi shnderrimin e arkitektures se tij ne forma te thjeshta.E cila per habi eshte e veshtire- asnje arkitekt nuk mund t’i rezistoje teresisht tundimit per te modeluar dhe dizenjuar. Megjithate ,Ando mohon teresisht manipulimin e formes. Dhe duke e reduktuar arkitekturen ne forma te thjeshta gjeometrike ,ai prodhon arkitekturen e impaktit te fuqishem visual.
Kur arkitektura ka vetem bukuri ,nuk ka force. Kur arkitektura nuk ka force ,nuk ka fuqi emocionale.
Ne  70’ ,Ando mohon lojen e figurave,ose manipulimit te imazheve dhe dizenjove ,te perhapura ne ate kohe .Me braktisjen e manipulimit te formes ,ai e redukton arkitekturen ne hapesire te paster .Ando u perpoq te zbriste ne brendesi te thellesise se hapesires fshehur prapa bukurise vizive.Ai kerkoi thellesin e hapesires se paster nepermjet mohimit te arkitektures te nivelit siperfaqesor .
Ne mund te permbledhim rruegetimin e Andos deri me tani, me ekuacionin “ Zbulimi i mohimit = vullneti individual = zbulimi i thellesise “ .Megjithate nje tjeter zbulim u kerkua nga Ando per te shprehur arkitekturen e mohimit – zbulimi i mureve. Duke mohuar kolonat,Ando zbuloi muret – ne te vertete , arkitektura e Andos eshte “ arkitektura e mureve “ .
Muret akustike krijojne hapesira te pastra interieri. E izoluar nga zhurmat e jashtme me ane te mureve rrethuese,hapesira i dorzohet rregullit te heshtjes, duke u bere hapesira ku zeri yt , i vetem, kumbon. Te vetmit visitor ketu jane drita ,hija , dhe era ,dhe i vetmi shoqerues ne bisede eshte vetvetja.Muret reflektone driten dhe hijen ,kalimin e kohes , dhe madje vete ndergjegjen tende.Muri monoton i betonit perpara jush , pasqyron ndergjegjen tuaj, dhe projekton imazhin e tij ne ekranin tuaj mendor. Ndersa perballeni me kete mur, perceptimet tuaja do te mprihen dhe ndoshta ju vete do te ktheheni ne vetedije te paster.
Me ane te mureve Ando e ktheu arkitekturen  ne hapesire te paster ,ne hapesire qe funksionon gati si nje paisje per ta thjeshtuar ne menyre fenomenologjike ndergjegjen tone duke e kthyer ate ne vetedije te paster.Ne kete kuptim ne e perjetojme kete hapesiresi si nje mikrokozmos , edhe ne qofte se ndodhet ne nje zyre apo ne nje shtepi ,eshte ne thelb banesa e nje prifti ,qeli burgu apo dhome per te semure. Nje mur eshte manifestim fizik i nje kufiri ,ai e ndan hapesiren ne te jashtme dhe te brendshme . Ne qofte se muret e Andos i kane dhene hapesire te paster interierit ,cfare ndikimi kane perhapur ato ne eksterier?
Muret shnderrojne peisazhin .Siperfaqja e mureve ne nje peisazh te njohur e bejne ate peisazh te panjohur dhe e risjellin krejt te ri ne vetedijen tone .Me fjale te tjera muret sjellin ne vetedije ndergjegjesimin ,ate qe ka ekzistuar gjithmone  e pa vene re.
Duke patur fuqine per te bere te pangjashem ,ne nje fare menyre ,muret jane kritike ndaj komunitetit. Duke larguar afrine tone te natyrshme ndaj nje peisazhi te njohur ,muret trazojne mardhenien e thelle te ndergjegjes qe na lidh ne me peisazhin si anetare te komunitetit,duke e risjelle kete ndergjegjesim krejt te ri ne vetedijen tone .Azuma House per shembull  ,hedh drite mbi qendrimet ,duke u shqetesuar per komunikimin dhe privatesine ne nje komunitet tradicional ne qender te qytetit ,ne Osaka.

     Azuma House



Ajo artikulon kufizimet jo te shendetshme mbi privatesine dhe rritjen e pranise , te shkaktuara nga atmosfera trandicionale intime dhe kufijve te pandergjegjshem midis njerezve.Ne menyre te ngjshme Azuma House mund te interpretohet si deklarim i jotolerances se Andos ndaj mendjes se ceket Osakane . Arkitektura e mureve shfaqet si arkitektura kritike superlative ,dhe ne japoni, muret e Andos prezantojne kriticizmin e grupit te izm-it ,karakteristike e japonezeve ,duke asgjesuar afrimitetin qe ata kane ndaj peisazhit.
Arkitektura e mureve .Nje kuti e thjeshte gri. E pare nga jashte ,shtepia ne qytet e betonit eshte nje kuti e pakuptimte.Por eshte pikerisht zbrazetia e mureve te saj qe  fton interesin tone,thjeshtesia e siperfaqes se betonit e cila i flet disi natyres sone te brendshme .Linja jone e shikimit  , larg nga shmangia e fasades se kesaj kutie betoni , eshte e zhytur brenda saj. Keto mure te zhveshura funsionojne ,jashte apo Brenda, si nje ekran ne te cilen ne projektojme ndergjegjen tone . ato prodhojne hapesire interieri dhe e kthejne peisazhin e eksterierit ne te njekohshem , fenomene paralele. Mardhenia midis ketyre mureve dhe qytetit eshte nje drame konflikti ndermjet egos sone dhe miqesise,duke siguruar komunitetin .
E thjeshte , e paster ,e qarte dhe e qete – keto terma permbledhin karakterine e puneve te para te Andos. Vec kesaj ,ne duhet ti shtojme atyre dhe magjepsjen e intensitetit.Gjithashtu duhet te theksoje se te gjitha keto fjale i jane atribuar hapesires ,jo formes.
Udhetimi i brendshem eshte nje udhetim ne thellesi – nje udhetim ne kerkimin e se vertetes arkitekturale te fshehur ne thellesit e hapesires ,nje disipline asketike synon zbulimin e arkitektures se vertete. Si rezultat i ketij udhetimi,Ando ja doli mban ne trupezimin ne arkitekture, te ekuacionit “ zbulimi i mureve = zbulim i natyres se brendshme “ . Megjithate , nje arkitekture e tille strehon potencial te rrezikshem : kutia mund te mbyllet ne natyren e brendshme , mund te behet nje burg i vete ndegjegjes. Pas 1985 , vepra  e Andos shkalle shkalle ben nje kthese  drejt projekteve te medha teksa porosite e tij ndryshojne nga shtepite private ne arkitekture publike . Duke ndryshuar perspektiven tone nga mikroskopike ne makroskopike , le te shqyrtojme se si ky ndryshim shnderron karakterin e arkitektures se tij dhe  se ku shtrihen fokuset e tij te reja te interesit.


UDHETIMI I JASHTEM ( 1985 - )
Qe ne 1985 , arkitektura e Andos ka ndryshuar nga arkitektura e mohimit ne “arkitekturen e mohimit te mohimit “ .Ky ndryshim perfaqeson riabilitimin e Andos me ate qe ai e kishte mohuar dhe shtypur , dhe kthimit te lirise se tij duke mohuar mohimin e tij .
Mohimi perfshin porosin e vetdisiplinimit :  t’i ndalosh vetes dicka. Mohimi imponon nje permbajtje te brendshme. Arkitektura e mohimit , si e tille, eshte nje arkitekture e drejtuar nga norma te brendshme ,fuqia e te cilave megjithate e kalon formen dhe e mbyll ndergjegjen brenda hapesires se interierit . Ajo na terheq fuqshem  drejt interierit duke na thithur drejt qendres ,ne nje vrime te zeze. Ne momentin qe arrijme qendren e forces qendersynuese , atehere ndodh Big Bang. Cdo levizje drejt qendres eshte e kundert dhe shket jashte ,duke u shperndare ne te gjitha drejtimet.
Forma fillon te komunikoje,dhe hapesira e karakterit te mbyllur qendersynues shnderrohet ne hapesire te karakterit te lirshem qendersynues. Tiparet e dukshme te arkitektures ndryshojne ,me hapesiren e drites dhe hijes qe behet hapesira  e ndricimit te paster dhe rendeses duke i dhene rruge lehtesise. Ando tani po drejton rrugen e udhetimit te tij arkitektural ,ai eshte ne mes te kthimit nga nje udhetim i brendshem drejt nje udhetimi te jashtem . A mos po perpiqet ai te zhvesh mitin e Andos ? Le te nxjerrim provat e ndryshimit te shfaqura nga arkitektura e tij qe nga 1985 dhe te mendojme se cfare do te thote ky ndryshim.
Se pari kushtet e porosive te tij kane ndryshuar teresisht , ne keto menyra: Projektet a Andos kane ndryshuar ne shkalle ,nga e vogel ne te madhe,ne disa raste duke u rritur ne siperfaqe njemijehere. Kategorisht,ai ka perparuar nga shtepi private ne sherbime publike kulturore.Me pas mjedisi i tij ka levizur nga urban ne mjedise te natyres.  Konteksti i ketij projektimi te ri ka ushtruar nje ndikim te ri ,te konsiderueshem tek Ando dhe shenoi nje kthese ne drejtimin e punes se tij .
Ndryshimi , cilido qofte shkaku i tij , eshte i dukshem ne pershtypjen qe percojne ndertesat e tij .Ato jane me te ndricuara. Volumi i tyre i drites eshte zgjeruar per te mbushur hapesirat e interierit .Me pare drita dhe hija ishin nje cift i qendrueshem ,drita artikulonte erresiren dhe i jepte ritem hapesires . Tani, ka me pak konflikt te drites dhe hijes,me pak drite simbolike dhe erresire dramatike – sic shfaqet nga nje bosht  shkelqyes i drites qe deperton nje hapesire ne erresire totale – dhe me shume kredhje te hapesires ne drite te zhdervjellet natyrale ose drite te bute artificiale.Ndersa drita dikur kishte pershkruar dhe perftuar forma te prera nga erresira ,tani kufijte ndermjet drites dhe erresires po behen ndarje te paqarta te ndricimit. Ndryshimi,persa i perket drites ,eshte i dukshem jo vetem ne shkallen e ndricimit por edhe ne kuptimin e peshes vizuale te nderteses. Duke u ndricuar ,hapesira dalengadale pluskon.Si rezultat,ndjesia e pershpjetimit qe ka sunduar hapesiren eshte zhdukur ,ne vend te saj eshte ndjesia e shpejtesise.
Ndryshimet ne ndricim kane ardhur nga ndryshimet ne carjet.Dhe ,ndersa carje te medha dhe hapje ne kende jane drejtperdrejt pergjegjese per rritjen e ndricimit ,ndryshime te ketij niveli lidhen ngushtesisht me ndryshime ne format e arkitektures.Ka me shume ndertesa me forma te kurbeta –cilindra ,sfera,ovoide, dhe kone te vendosura ne qender te tyre ,dhe kurbat shfaqen me shpeshtesi me te madhe ne plan.Ne te njejten kohe , zhvendosja e mjedisit nga kontekst urban ne kontekst natyre  eshte shoqeruar me shfaqjen e linjave te konturit dhe sipqerfaqeve te kurbeta me mjedidin . Me pare , parimi drejtues ishte nderthurje ortogonale e linjave , por tani jane perdorur kende te mprehta .Keto jane ndryshime pozicioni i te cilave dallohet lehtesisht ne vizatime dhe fotografi.Ndryshime te tilla ,atehere, jane prove e qarte e levizjes se Andos per te shkaterruar rregullin e mohimit, rregull i cili e shtypi formen ,dizajnin, bukurin vizive , imazhin dhe modelin. Ando po perpiqet te godisi normen themelore te projektimit qe ai e nxorri ne menyre origjinale nga mohimi ; ai po rikthen te shtypuren dhe po mohon shtypesin . Duke rikthyer formen ,per shembull do te thote te mohosh ate qe ka shtypur formen – hapesiren .
Ando ka arritur ne lirimin e formes nepermjet mohimit te karakterit trandshendental te hapesires .Te mohosh hapesiren do te thote te zhveshesh mitin e hapesires ,te anullosh bindjen se e verteta e arkitektures fshihet tek thellesia ,dhe nje rikthim i plote tek niveli i siperfaqes. Ajo perfaqeson nje perpjekje per te percuar natyren e brendshme nga brenda hapesires ,ku ajo ishte mbyllyr, duke barazuar hapesiren me shpirtin ,dhe duke kritikuar spiritualismin arkitektural. Ajo perfaqeson deshiren e Andos per te liruar arkitektin duke shkaterruar tipin e arkitektit – kerkues te cilin japonezet kane tentuar ta favorizojne,dhe se fundmi, ajo vjen ne pergjigjen praktike ndaj kerkeses se shkalles se madhe dhe te projektimit te hapesirave publike.
Duke kaluar ne procese te tilla ,udhetimi i Andos e gjen ate me veshtrim te fiksuar ne interier .Takimi i tij i pare ,ketu, eshte me peisazhin. Dhe eshte padyshim nje peisazh i vertete.
Djelli i pasdites,anijet,oqeani,jeshilja e pemeve ,debora.Qysh heret ne karrieren e tij ,Ando ka trupezuar ne arkitekture mardhenin unike te natyres me njeriun ,por kjo ka perfshire nje natyre simbolike,ideologjike. Ai ka reduktuar natyren ne elementet e tij ,drita,uji ,dhe qielli,duke i perpunuar keto ne elemente arkitektonike- nje copez e kapur e qiellit ,nje natyre abstrakte konceptuale .Megjithate,nje peisazh,eshte trupezimi ne beton i natyres.
Ando u udhehoq,si shumica perpara tij ne kohen moderne , nga nje koncept abstrakt per te zbuluar formen e tij te betonit ,dhe  ndersa ai prezantonte natyren abstrakte ne arkitekture me zhvillim vertikal ,ai prezanton natyren e betonit ne nje zhvillim horizontal.Megjithse kjo mund te jete , si arriti Ando ne zbulimin e tij te natyres se betonit dhe cfare ndikimi ka patur ne arkitekturen e tij ? Le te shqyrtojme keto pyetje , me ane te shembujve  Rokko housing dhe Naoshima Contemporary Art Museum . Karakteristike e te dy projekteve eshte metoda e Andos ne prerjen e formave gjeometrike ne terrene teresisht te pjerrta.Njesi kubike mbi nje rrjet,forma drejtkendore,dhe cilindra – keto forma jane fundosur,me pjese te volumeve te ndryshme te ekspozuara,ne nje ved te pjerret  por me mjedis jeshil te harlisur .

Rokko Housing



Naoshima Contemporary Art Museum


















   

Nepermjet nderdepertimit te tyre tre-dimensional me natyren,keto forma te thjeshta krijojne nje skene 
ekstremisht komplekse. Nderfutja e  arkitektures ndan peisazhin, ndersa udhetojme ne linjen e levizjes se arkitektures ne perpiqemi te rikompozojme kete peisazh gjeometri – copetuar dhe te kuptojme kompleksitetin e saj .Me fjale te tjera ,ne e riinterpretojme teresisht pozicionin tone duke rikompozuar ,ose duke iu referuar peisazhit per te riorganizuar eksperiencat tona te hapesires arkitektonike komplekse.Keshtu, ne kemi perqendruar shikimin te drejtuar  jashte ,dhe si pasoje peisazhi zberthen kutin ,zberthen qelin e ndergjegjes tone ,dhe transformon arkitekturen e monologut ne arkitekture te dialogut .Ando kohet e fundit ka perdorur ne nivelin e tokes kete grumbull mundesish dhe perfundon me formen qe ai e perfton duke perzjere format gjeometrike me topografin natyrore , apo duhet te themi , qe perftohet nga mosperputhja midis tyre . Format e tij zgjerohen dhe si pasoje behen me te guximshme ne lirine e tyre. Metodat e menaxhimit te formave zgjerohen gjithashtu ,dhe format lejohen te nderfuten ne kende te tjera pervec kendeve te drejte. Te harrosh do te thote qe format te behen me te zhdervjellta dhe vete-aktive . Midis formave nuk ka asgje : drejtimi  nga nje gjeometri statike eshte pushtuar nga ndryshimi dhe levizja .Zbulimi i Andos per peisazhin behet keshtu nje histori komplekse dhe e pasur  e marteses ndermjet gjeometris dhe natyres .Natyra e shkaterron gjeometrin.Por keshtu ajo e ve gjeometrin ne pune ,si te ishte nje makineri. Natyra siguron energjine e nevojshme per veprim,ndersa i jep rrjedhshmeri dhe pakeson rregullin statik .
Gjeometria statike eshte universale ,abstrakte ,dhe e pavarur nga vendi ,dhe ne te vertete,ishin keto cilesi qe frymezuan stilin nderkombetar per te pare drejt gjeometrise.Por arkitektura nuk eshte nje lule e prere : nuk mund te vendoset kudo me te njejtin efekt . E pakalueshme ne rregull abstrakt gjeometrik,arkitektura duhet ti perkas vendit te saj . Ando zbuloi peisazhin nga shqetesimi i tij per ate vend.
Ideali i arkitektures eshte te kuptoje modelin e botes : nje model tre-dimensional.Gjuha, gjithashtu, mund te krijoje nje model te botes,me ane te te fuqive te saj pershkruese jashtezakonisht te sakta . Metafizika ne fakt perdore fjalet per te fomuar nje model te botes,duke deklaruar; “Bota eshte keshtu e ashtu”. Dhe gjeometria. Gjeometria dhe gjuha jane intelektuale, mediume logjike per te krijuar nje model te botes ,e megjithe saktesin e tyre ,modelet qe krijojne jane statike .Dhe asgje nuk eshte me e rrezikshme sesa nje rregull statik.Ideali i arkitektures eshte te krijoje  nje model dinamik te botes.Per te arritur kete arkitektura kerkon gjeomtrine si normen e saj ne rregullimin e hapesires,por kjo duhet te jete gjeometri qe funksionon ne menyre dinamike me deshiren e njeriut. Ando gjeti ne natyre, energjine qe mund te rrenjoste levizjen dinamike ne gjeometri.
Hapesira e Andos eshte e paster por jo e njetrajshme. Hapesira  e arkitektures moderne shtrihet njetrajtshmerisht ne te gjitha drejtimet ,Por hapesira e Andos perkulet drejt arritjes se nje qendre.Ashtu si eksperienca e arkitektures se tij do te bej te dukshme , eshte hapesira e drejtuar nga nje vektor qendersynues, i fuqishem,prandaj ai nuk mund te mbush njetrajtshmerine. Nje linje force e fshin linjen e levizjes ,si nje ere e fuqishme qe fryn nepermjet arkitektures ,keshtu hapesira shfaq drejtim te fuqishem. Pavarsisht gjeometrise se thjeshte te formave te arkitektures ,per shembull, hapesira dhe koha zgjerohen apo tkurren ne drejtim te avancimit tone , ne nje menyre qe te kujton teorine e relativitetit. Eshte kjo ndjesi drejtimi qe i jep hapesires se Andos intensitetin e saj dhe arkitektures se Andos terheqjen e saj .
Megjithate ,kjo force qendersynuese e fuqishme mberthen ndergjegjen tone . Arkitektura mbyll natyren e brendshme dhe behet nje burg. Me qellim qe praktikisht te kapercehet ky problem ,eshte e nevojshme te zhduket miti i thellesise ,me fjale te tjera te braktiset hipoteza se e verteta  fshihet ne thellesin e hapesires ,dhe te drejtohet vektori i ndergjegjes drejt ekstremeve te jashtme te arkitektures . Specifikisht ,kjo do te thote te zgjerosh magjepsjen e interierit drejt eksterierit .
Udhetimi i Andos drejt se ardhmes do te perfaqesoj nje perpjekeje per te cliruar nga jashte ,ne  pafundsine e hapur te botes ,linjat e forcave qe ai ka mbledhur ne interierin e arkitektures .

Thursday, 21 March 2013

Masao Furuyama “Tadao Ando “



Ne pjesen  “Veprat Pluraliste “   perfshihen ato vepra te Andos te cilat arrijne te komunikojne me shoqerine dhe qytetin ndryshe nga “Veprat Moniste” apo “Veprat Dualiste”  te cilat jane shprehje e nje qendrimi kritike ndaj shoqerise dhe te nje emocioni personal te dhimbjes dhe keqardhjes.  


Veprat  Pluraliste
Shembuj te arkitektures pluraliste te Andos gjenden ne Muzeun e Arteve Kontemporane “ Naoshima ; Muzeun e femijeve “ Hyogo “ dhe Nakanoshima Project II (Space Strata). Ne keto projekte , zakonisht te vendosura ne sheshe te medha , arkitektura organizohet  ne nje konfigurim gjitheperfshires qe diku ngrihet per te befasuar mjedisin perreth ndersa  tjeterkund zhytet ne nje bimesi te harlisur . 
Permes dendesise se ulet ne shperndarje , arkitektura nderton momente tensioni te ndezur dhe brendashkruan orbita te shperhapjes dhe te grumbullimit, qe jane orkestruar per te terhequr vetedijen tone drejt pamjes se qete.Ando ka krijuar pune te tilla , te karakterizuara ne plan nga pole te shumte te cilat ai i shperndane dhe i lidhe me ane korridoresh te gjate , qe ne 1985 .Le te studiojme karakterin dhe kuptimin e tyre.
Tema e pluralizmit* eshte ikje nga dualizmi* – clirimi i arkitektures nga tirania e vazhdueshme e levizjes se dualizmit , nga iluzioni eliptik dhe nga forcat e terheqjes se njehereshme ne te dy polet . Ne arkitekturen moniste* ,hapesira sundohet nga forca qendersynuese drejt nje pike qendrore. Arkitektura dualiste e shnderron kete monopol ne kushte te humbjes se qendres duke e ndare ate ne dy pole.Forcat terheqese dhe centrifugale balancohen si pasoje, dhe na kufizon ne ne levizjen e vazhdueshme te nje orbite te mbyllur . Keshtu arkitektura pluraliste, krijon hapesira qe nuk sundohen nga forca terheqese si ne arkitekturen moniste apo ate dualiste, por nga forca centrifugale.Pra eshte arkitekture e shperhapjes ,shpetimit ,arratisjes dhe clirimit nga rregulli apo rregullat qe kontrollojne arkitekturen moniste apo dualiste .
Arkitektura pluraliste eshte e ndricuar , e lehte dhe e shpejte . Shquhet per perdorimin e shpeshte te linjave te kurbeta dhe kendeve te ndryshme te nderfutjes.Diplomatike, e shtresezuar,komike dhe optimiste – kjo arkitekture sugjeron qe cilesit e zymta ,tragjike qe caktojne arkitekturen moniste , jane flakur tej per nje gezim te ri te clirimit nga vetvetja . Arkitektura pluraliste e cliron  veten nga forcat instiktive kufizuese ne modelin e rregullit te hapesires dhe siguron lirine .si pasoje,elementet arkitektonike qe ishin shtypur nga monizmi dhe dualizmi ,rehabilitohet,dhe arkitektura leviz nga hapesira ne forme ,nga interieri tek eksterieri dhe nga qelia e burgut ne hapesiren festive. Ne metode ,shoqerimi i lire i pjeseve zevendeson rregulin e pergjithshem te formes me nje model interieri te rregullit te hapesires. Ne shquajme ne kete nisje te Andos nga nje ndarje metodologjike te se teres ne nje grumbullim pjesesh .  Ne qofte se do te vinim ne analogji arkitekturen moniste,dualiste dhe pluraliste me alegorite te bazuara ne kurba kuadratike  ,atehere ndersa monizmi  i korrespondon nje rrethi apo nje levzje te drejte dhe dualizmi nje elipsi , pluralizmi korrespondon me nje hiperbol,ose me mire me nje parabol. Kto kurba kuadratike japin demonstrim te qarte te ndryshimeve midis ketyre arkitekturave. Me fjale te tjera cdo linje e kurbet mund te shprehet si prerja e nje koni nga nje plan. Te gjitha jane, ne kete kuptim, simotra. Sa per karakterin e hapesires se tyre ,nje rreth perfaqeson karakterin qendersynues te monizmit dhe nje elips, veprimin rrotullues te dualizmit.Rrethi dhe elipsi,te dy shprehin veprimin e nje force te permbysur apo te mbyllur . Nje hiperbol ,nga ana tjeter, shpreh levizjen e jashtme te nje force centrifugale;dhe kjo force qe vjen me tej nga pertej pafundesise,shpreh mire karakterin e hapesires pluraliste.Pertej dallimeve te dukshme-kurba te mbyllura dhe te hapura ,interieri dhe eksterieri,rrethi,elispsi dhe hiperbolat jane megjithate te ngjashme ne karakter.Eshte per tu thene,qe te tilla prerje konike ndajne bashke karakterin e thjeshte gjeometrik.Nje rreth ( Rrethi i Apollonit* )  eshte orbita e nje pike kaq te levizeshme saqe rrezja e distances se saje nga dy pika fikse eshte konstante,ndersa tek elipsi pika leviz ne menyre te tille qe shuma e distancave te saj nga dy pika fikse te jete konstante.Nje hiperbol,atehere ,percaktohet percaktohet si orbita e nje pike qe leviz ne menyre te tille ku diferenca e distancave nga dy pika fikse eshte nej konstante.dy pikate fikse ndoshen keshtu  tek cdo prerje konike.
Keto dy pika fikse mund te krahason me dy elementet thelbesore te arkitektures;forma dhe hapesira, per te treguar me tej karakterin e arkitektures moniste,dualiste dhe pluraliste.Ne arkitekturen moniste hapesira luan rolin kryesor, dhe forma kufizohet ne funksion duke sherbyer si nje ene e thjeshte per te kufizuar hapesiren e zgjeruar.Duke mbledhur formen dendesisht ne hapesiren jashtezakonisht te zgjeruar,mardhenia bipolare forme/hapesire,reduktohet ne monizem ne hapesire.Ne arkitekturen dualiste ,shuma e formes dhe hapesires eshte konstante,dhe nepermjet puneve specifike mund te ndryshoje ne kete drejtim,forma dhe hapesira jane te bashkuara ne nje konflikt te vazhdueshem dhe arrijne ,si pasoje, nje gjendje balance. Arkitektura pluraliste ,ne kontrast,dallohet nga forma e aksesit;forma e fiton lirine e saj nepermjet funksionit dhe hapesires.Nuk ka me nevoje te mbushet forma me kuptim apo funksion ,forma e siguron lirine e saj nga sherbimi si nje ene ; nga kuptimi = hapesira, ne gjurme e zbrazet = forme , dhe krijon nje bote te paster forme.Clirimi nga forma nenkupton,pavaresi nga levizja dhe gjurme te zbavitjes me vete,ndaj dhe perfaqeson nje zhvendosje te temes se arkitektures nga mardhenia e formes dhe hapesires ne mardhenien e formes me formen.Hapesira keshtu behet nje produkt dytesor e konfliktit formal dhe pranohet vetem per te mbyllur boshlleqet ndermjet formave.
Ne arkitekturen moniste ,bindja se arkitektura eshte e verteta – qendron fshehur ne hapesiren, duke kondensuar kuptimin e hapesires rreth nje qendre.Ne arkitekturen dualiste ,ideali i gjetjes se te vertetes ne perputhjen e formes dhe hapesires imagjinohet si vlera limite e konfliktit te vazhdueshem ndermjet hapesires dhe formes. Ne arkitekturen pluraliste, atehere ,konflikti ose loja e formes mohon vendosjen e nje qendre te kuptimit ne  nje hapesire ,si pasoje qenderzimi i hapesires zgjatet i papercaktuar.Arkitektura pluraliste eshte arkitektura qe perdor kuptimin e formes dhe perdorimin e karakterit joortogonal per te shprehur shpejtesine.Ajo eshte e frymezuar nga nje deshire e ndergjegjshme per te zbuluar hapesiren e jashtme.Arkitektura pluraliste cliron formen nga kuptimi,nderthur lirisht linja te drejta e te kurbeta,dhe pershkron linja levizjeje duke sjelle nje eksperience hapesinore ku nderfutja e formave ve theksin mbi nje bote formash.
Tani Ando eksperimenton vazhdimisht ne nxjerrjene levisjes variante nga vendndodhja si e tere ,dhe perdor nje arsenal elementesh per ta bere kete;hapesire,forme ,harmoni organike, eksperience, vendorkestrim,hapesire festive,konflikt i formave dhe grumbullim i pjeseve.qellimi i tij eshte te cliroje arkitekturen nga te qenurit nje vegel ne kerkim te universales ,dhe mund te themi se ai sjelle nje dallim te mprehte midis idealit gjuhesor dhe idealit arkitektural. Ideali  gjuhesor nenkupton kerkimin e se vertetes nepermjet arsyes ,e thene ndryshe ne arkitekture mund te kuptojme kerkimin e se vertetes se botes ne unitetin e formes dhe hapesires.Nje perkthim i tille,sidoqofte beht i pamundur nga vete natyra e arkitektures ,e cila percakton logot (fjalet).Ne arkitekturen e pluralizmit ne mund te ndjekim vendin gjeometrike te perpjekjeve te Andos per te shperhapur dhe cliruar arkitekturen .

*Moniz/em,~mi  m.filoz.Doktrine filozofike,sipas se ciles bota dhe te gjitha dukurite kane vetem nje fillese a baze,materien ose idene;kund. Dualizem. ( M.Furuyama konsideron si  arkitekture moniste vepra te Andos te krijuara si hapesira te pastra te mbeshtjella ne forma betoni drejtekendore – hapesire e paster dhe forma te thjeshta ,duke projektuar ne vetedijen tone kete vektore te orientuar ne nje qender  te imagjinuar te forces qendersynuese.)
*Dualiz/em,~mi m.filoz.Doktrine filozofike,e cila pohon se gjoja bota e te gjitha dukurite e kane burimin e tyre te dy baza te pavarura,qe mohojne njera-tjetren ( te materia e ideja,te qenia e ndergjegjja) dhe perpiqet te pajtoje keshtu materializmin me idealizmin ;kuptimi i botes sipas kesaj filozofie ; ( Arkitektura dualiste e Andos bazohet tek elipsi ,ajo ndan qendren qe mbizoteron tek arkitektura moniste  dhe perpiqet te ndertoje humbjen e qendres nepermjet polaritetit.)
*Pluraliz/em,~mi m.filoz.Doktrine filozofike idealiste ,sipas se ciles qeniet,sendet,dukurite e botes kane disa fillime dhe jane te pavarura e pa lidhje te brendshme ndermjet tyre. (Arkitektura pluraliste krijon hapesira qe nuk sundohen nga forca terheqese sic ndodh ne ate moniste apo dualiste , por nga forca centrifugale duke krijuar keshtu arkitekturen e shperhapjes , clirimit nga rregulli .)
*Rrethi i Apollonit – Eshte nje nga tipet e ndryshme te rratheve te lidhur me Apollonin e Perges, nje gjeometer i famshem grek. Shumica nga keta rrathe gjenden ne gjeometrin plane te Euklidit,por analoge jane percaktuar ne te tjera siperfaqje ;si pershembull,homologet ne siperfaqjen e nje sfere mund te percaktohen nepermjet projeksioneve steriografike.Apolloni tregoi se nje  rreth  mund te percaktohet si nje grup pikash ne nje plan qe kane nje rreze specifike te distancave nga dy pika fikse te njohura si vatra.